Dje, Muzeu Kombëtar “Gjethi” në bashkëpunim me prezencën e OSBE- së zhvilloi një seminar me dëshmitarë të persekutimit komunist. Ky seminar, në kuadër të programeve edukative të muzeut ka për qëllim të trajnojë dëshmitarë të persekutimit komunist në Shqipëri mbi mënyrën se si të shoqërojnë nxënës e studentë gjatë vizitave në muzeun “Gjethi”. Gjithashtu, ky trajnim shërben për të krijuar një format standard për programin “Kujtojmë për të mos harruar” mbi të cilin do zhvillohen vizitat e grupeve të të rinjve në këtë muze. Në përfundim të seminarit, pjesëmarrësve iu shpërndanë çerifikata.