Shkolla “Jeronim De Rada” bëhet pjesë e projektit “Kujtojmë për të mos harruar”

Ishin nxënësit e shkollës “Jeronim De Rada” ata që në datën 18 janar u bënë  pjesë e projektit: “Kujtojmë për të mos harruar”, i cili zhvillohet në kuadër të programit të lançuar nga Ministria e Kulturës, Edukimi përmes Kulturës dhe që ka si qëllim njohjen e brezave të rinj me të kaluarën e errët komuniste shqiptare si dhe ndërgjegjësimin e tyre rreth pasojave të komunizmit.
Me anë të këtij projekti nxënësit pjesëmarrës patën mundësi jo vetëm të vizitojnë muzeun por edhe të shoqërohen nga z. Agim Akcani, ish-i përndjekur i regjimit komunist.
Ftojmë drejtorët dhe mësuesit e shkollave të na kontaktojnë për të programuar vizitën e tyre por dhe ish të persekutuar politikë që dëshirojnë të bëhen pjesë e programit.

Jeni të mirëpritur!

2018-01-20T12:22:45+00:00