Nxënësit e gjimnazit “Aleks Buda”, u bënë dje pjesë e projektit “Mbresa”, në Muzeun Kombëtar “Gjethi”.
Projekti “Mbresa” është një konkurs artistik i cili do të përfshijë nxënësit e shkollave të mesme. Konkursi do të zhvillohet në këto gjini artistike: 1- arte pamore (pikturë, skulpturë, instalacion) 2- krijim letrar (ese, poezi etj), 3- muzikë (melodi, këngë). Disa nga objektivat e këtij konkursi janë : përfshirja, angazhimi, nxitja e të rinjve për të marrë pjesë në aktivitete krijuese/edukuese, njohja e tyre me regjimin komunist shqiptar si dhe njohja me veprimtarinë represive të Sigurimit të Shtetit, reflektimi rreth kësaj të kaluare, promovimi i talenteve të reja etj.
Nxënësit do të vizitojnë muzeun dhe në bazë të ndjesive të përftuara apo mbresave që do të kenë do të krijojnë në gjinitë artistike të lartpërmendura.
Në fund të projektit, me date 23 Maj do të çelet një ekpozitë me punët më të mira. Punimet do te pranohen deri me date 30 Prill. Me pas ato do te ekspozohen per rreth 2 jave ne faqen e facebook te Muzeut dhe krijimi qe do te marre me shume pelqime do te vleresohet me çmim te veçante. Është parashikuar që krijimet më të mira të vlerësohen me një çmim simbolik si dhe të bëhen pjesë e një katalogu.