Nxënës nga Gjirokastra në Muzeun Kombëtar “Gjethi”

Programi edukativ: “Kujtojmë për të mos harruar” tërheq edhe nxënës të rretheve të tjera. Kësaj here ishte shkolla “Urani Rumbo” në Gjirokastër që u bë pjesë e projektit i cili zhvillohet me mbështetjen e OSBE -së, në kuadër të programit të lançuar nga Ministria e Kulturës, Edukimi mbi dhe përmes Kulturës.
Projekti ka si qëllim njohjen e brezave të rinj me të kaluarën e errët komuniste shqiptare si dhe ndërgjegjësimin e tyre rreth pasojave të komunizmit.
Me anë të këtij projekti nxënësit pjesëmarrës patën mundësi jo vetëm të vizitojnë muzeun por edhe të bashkëbisedojnë me znj. Arjeta Kokalari, familjare e Musine Kokalarit e cila tregoi për përvojën e saj personale në kohën e regjimit komunist.

2018-05-05T15:53:48+00:00