Sot, më datë 11.05.2019, në mbështetje të dispozitave të Ligjit 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës, i ndryshuar, në Vendimin Nr. 208, datë 15.03.2017 të Këshillit të Ministrave: “Për krijimin e Muzeut Kombëtar “Gjethi”, në Statutin e Muzeut Kombëtar “Gjethi”, në Rregulloren e Brendshme të Muzeut Kombëtar Gjethi, si edhe në të gjithë legjislacionin shqiptar në fuqi, Muzeu Kombëtar Gjethi shpall procedurat e konkurimit:
Ø 1 (një) vend vakant, pozicioni: „Specialist“ i ngarkuar me financën.
– Data e fillimit të njoftimit: 16.05.2019
– Data e mbarimit të njoftimit: 30.05.2019
– Data e fundit e aplikimit: 30.05.2019
Përshkrimi përgjithësues i pozicionit të mësipërm është:
– Trajtimi, në kohë dhe në mënyrë profesionale, i çështjeve, problematikave, si dhe zbatimi i rregullave të menaxhimit financiar;
– Asiston nëpunësin autorizues dhe atë zbatues në përmbushjen e funksionit të përdorimit efikas të fondeve buxhetore, administrimin dhe ruajtjen e vlerave materiale dhe monetare .
– Merret me menaxhimin financiar; hartimin dhe zbatimin e buxhetit vjetor; hartimin e pasqyrave financiare; burimet njerëzore; realizimin e procedurave të prokurimeve.
1.1 KUSHTET DHE KRITERET E VEÇANTA
1.1.1 Kandidati për Specialist i ngarkuar me financën duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme si vijon:
– Të jetë shtetas shqiptar;
– Të jetë i aftë për të vepruar ( të ketë zotësi të plotë për të vepruar);
– Të zotërojë gjuhën shqipe të folur dhe të shkruar;
– Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
– Të ketë cilësi të larta morale e qytetare;
– Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtje penale me dashje;
– Të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas Kodit të Punës;
1.1.2 Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
-Të zotërojë një diplomë Master Shkencor në “Ekonomik”, “Financë” ose “Kontabilitet”; edhe Diploma “Bachelor” preferohet në të njëjtën fushë.
– Të ketë përvojë pune në profesion jo më pak se një vit, mundësisht në fushën e kulturës.
– Të jetë i gatshëm të punojë në orare të ndryshme, edhe në fundjavë gjatë sezonit turistik, në varësi të orarit të muzeut.
1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT.
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- a) Kërkesë për aplikim;
- b) Curriculum Vitae (Jetëshkrim);
- c) Fotokopje e Kartës së Identitetit;
- d) Çertifikatë e përbërjes familjare;
- e) Fotokopje e diplomës së shkollës dhe lista e notave e noterizuar;
- f) Çertifikata kualifikimi të ndryshme (në rast se ka);
- g) Fotokopje e librezës së punës;
- h) Motivacioni i largimit nga puna e fundit (në se është i punësuar ose ka qenë i punësuar);
- i) Raport mjeko-ligjor;
- j) Vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore;
- k) 2 (dy) fotografi.
– Afati i dorëzimit data e fundit e aplikimit 30.05.2019.
Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo pranë protokollit të Muzeut Kombëtar Gjethi brenda datës 30.05.2019.
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
- Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
- Kandidatët do të vlerësohen nëpërmjet intervistimit me gojë në lidhje me:
a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me punën;
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni do të shpallet në faqen zyrtare të internetit të institucionit.