Muzeu Kombëtar i Përgjimeve: “Shtëpia me Gjethe” u kthye sot në skenën e monodramës: “Udha e qumështit” duke na dhuruar një përvojë unike dhe emocionuese.
Kur muzeu komunikon me teatrin lindin ide dhe forma artistike qe sjellin per publikun kendveshtrime e emocione te reja.
Falenderojmë për bashkëpunimin regjisorin Armand Bora, aktoren e talentuar Egla Ceno, Institutin për Demokraci, Media dhe Kulturë dhe nxënësit e mësuesit e gjimnazit të Vorës.