Sot, me rastin e 2-vjetorit të çeljes së Muzeut Kombëtar “Gjethi”, në ambientet e muzeut u organizua faza përmbyllëse e programit edukativ “Mbresa”, edicioni II. Në këtë event u ekspozuan të gjitha punimet e nxënësve që shprehën mendimin dhe ndjenjat e tyre nëpërmjet artit duke patur si burim frymëzimi vizitën në “Shtëpinë me Gjethe”. Juria e përbërë nga drejtoresha e muzeut, znj. Etleva Demollari, Prof. Lili Sula, përgjegjëse e Departamentit të Letërsisë në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë dhe Dr. Ermir Hoxha, pedagog në Universitetin e Arteve vlerësuan punimet më të mira me çmime. Në këtë aktivitet performuan disa nxënës të shkollës Ismail Qemali e Sami Frashëri.