Në kuadër të 1-vjetorit të çeljes së Muzeut Kombëtar “Gjethi”, më datë 23 maj 2018, ora 18:00, ju ftojmë të bëheni pjesë e aktivitetit përmbyllës së projektit artistik “Mbresa”. Në këtë event do të ekspozohen të gjitha punimet e nxënësve që shprehën mendimin dhe ndjenjat e tyre nëpërmjet artit duke patur si burim frymëzimi vizitën në “Shtëpinë me Gjethe”. Punimet më të mira do të vlerësohen me çmime.
Me pjesëmarrjen e veçantë të këngëtarit të mirënjohur Aleksandër Gjoka, programi i eventit parashikon një pasdite mbresëlënëse për të gjithë të pranishmit.
Ky aktivitet mbështetet nga Ambasada e Zvicrës në Shqipëri.
Ju mirëpresim!