Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore në Muzeun Kombëtar “Gjethi”

Në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore dhe Ditëve Europiane të Trashëgimisë, Muzeu Kombëtar “Gjethi”, zhvilloi me datë 29 shtator, aktivitetin: “Trashëgimia Komuniste dhe Shtëpia me Gjethe si vend i kujtesës”. Ky aktivitet u mbajt në orën 12:30 në një nga dhomat e muzeut.

Aktiviteti pati trajtën e një diskutimi të lirë rreth çështjeve të mëposhtme:

-Kush është qëllimi i hapjes së Muzeut Kombëtar “Gjethi” ?

-Çfarë është trashëgimia komuniste?

-Trashëgimia komuniste si pjesë e trashëgimisë kulturore.

Të pranishëm ishin rreth 35 nxënës të shkollës së mesme “Sami Frashëri”dhe mësues të kësaj shkolle. Ata patën mundësi të diskutonin rreth temave të mësipërme.

Diskutimi më së shumti u fokusua tek çështja se : A mundet dhe a duhet që krijimet artistike apo arkitekturore të  zhvilluara nën diktatin e një regjimi shkelës të të gjitha të drejtave të njeriut, të bëhen pjesë e trashëgimisë kombëtare? Etleva Demollari, Drejtor pranë Muzeut Kombëtar “Gjethi” u shpreh  se : “Sot, në Shqipëri, vendet e kujtesës, vendet e dhimbjes dhe të traumave si dhe arkitektura e trashëguar nga diktatura mund të cilësohen si trashëgimi kulturore. Burgjet e dikurshme, kampet e internimit dhe objekte të tjera që lidhen me kujtesën tragjike të një brezi të tërë ruhen ende”.

Pas aktivitetit nxënësit vizituan muzen të shoqëruar nga ciceroni.

Për më shumë informacion rreth aktivitetit klikoni : Artikuj në media.

 

 

2017-10-03T16:49:09+00:00