Nxënësit e shkollës: “Dhora Leka” vizitojnë “Shtëpinë me Gjethe”

.

Nxënësit e shkollës: “Dhora Leka” Tiranë, u bënë sot pjesë e programit edukativ: “Kujtojmë për të mos harruar” i cili zhvillohet në kuadër të programit të lançuar nga Ministria e Kulturës, Edukimi mbi dhe përmes Kulturës.
Projekti ka si qëllim njohjen e brezave të rinj me të kaluarën e errët komuniste shqiptare si dhe ndërgjegjësimin e tyre rreth pasojave të komunizmit.
Me anë të këtij programi nxënësit pjesëmarrës patën mundësi jo vetëm të vizitojnë muzeun por edhe të bashkëbisedojnë me z. Uran Kostreci, poet e shkrimtar i dënuar me 20 vjet burg dhe 5 vite internim gjatë regjimit komunist.
Ftojmë drejtorët dhe mësuesit e shkollave të na kontaktojnë për të programuar vizitën e tyre por dhe ish të persekutuar politikë që dëshirojnë të bëhen pjesë e programit

2019-05-31T12:25:16+00:00