Njoftim për vend të lirë pune “Specialist” i ngarkuar me Financën

Sot, më datë 11.05.2019, në mbështetje të dispozitave të Ligjit 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës, i ndryshuar, në Vendimin Nr. 208, datë 15.03.2017 të Këshillit të Ministrave: “Për krijimin e Muzeut Kombëtar “Gjethi”, në Statutin e Muzeut Kombëtar “Gjethi”, në Rregulloren e Brendshme të Muzeut Kombëtar Gjethi, si edhe në të gjithë legjislacionin shqiptar në fuqi, Muzeu Kombëtar Gjethi shpall procedurat e konkurimit:

 

Ø 1 (një) vend vakant, pozicioni: „Specialist“ i ngarkuar me financën.   

 

–          Data e fillimit të njoftimit:      16.05.2019    

–          Data e mbarimit të njoftimit:  30.05.2019

–          Data e fundit e aplikimit:        30.05.2019

 

Përshkrimi përgjithësues i pozicionit të mësipërm është:

 

– Trajtimi, në kohë dhe në mënyrë profesionale, i çështjeve, problematikave, si dhe zbatimi i rregullave të menaxhimit financiar;

– Asiston nëpunësin autorizues dhe atë zbatues në përmbushjen e funksionit të përdorimit efikas të fondeve buxhetore, administrimin dhe ruajtjen e vlerave materiale dhe monetare .

 – Merret me menaxhimin financiar; hartimin dhe zbatimin e buxhetit vjetor; hartimin e pasqyrave financiare; burimet njerëzore; realizimin e procedurave të prokurimeve.

 

 

1.1 KUSHTET DHE KRITERET E VEÇANTA

 

1.1.1        Kandidati për Specialist i ngarkuar me financën duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme si vijon:

 

–      Të jetë shtetas shqiptar;

–       Të jetë i aftë për të vepruar ( të ketë zotësi të plotë për të vepruar);

–      Të zotërojë gjuhën shqipe të folur dhe të shkruar;

–      Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

–      Të ketë cilësi të larta morale e qytetare;

–      Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtje penale me dashje;

–      Të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas Kodit të Punës;

 

1.1.2        Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

 

-Të zotërojë një diplomë Master Shkencor në “Ekonomik”, “Financë” ose “Kontabilitet”; edhe Diploma “Bachelor” preferohet në të njëjtën fushë.

 

– Të ketë përvojë pune në profesion jo më pak se një vit, mundësisht në fushën e kulturës.

– Të jetë i gatshëm të punojë në orare të ndryshme, edhe në fundjavë gjatë sezonit turistik, në varësi të orarit të muzeut.

 

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT.

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. a)      Kërkesë për aplikim;
  2. b)      Curriculum Vitae (Jetëshkrim);
  3. c)      Fotokopje e Kartës së Identitetit;
  4. d)     Çertifikatë e përbërjes familjare;
  5. e)      Fotokopje e diplomës së shkollës dhe lista e notave e noterizuar;
  6. f)       Çertifikata kualifikimi të ndryshme (në rast se ka);
  7. g)      Fotokopje e librezës së punës;
  8. h)      Motivacioni i largimit nga puna e fundit (në se është i punësuar ose ka qenë i punësuar);
  9. i)        Raport mjeko-ligjor;
  10. j)        Vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore;
  11. k)      2 (dy) fotografi.

 

–          Afati i dorëzimit data e fundit e aplikimit  30.05.2019.

Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo pranë protokollit të Muzeut Kombëtar Gjethi brenda datës  30.05.2019.

 

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

  1. Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

 

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

 

  1. Kandidatët do të vlerësohen nëpërmjet  intervistimit me gojë në lidhje me:

 

a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me punën;

b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;

c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni do të shpallet në faqen zyrtare të internetit të institucionit.

 

 

 

 

2019-05-31T11:48:55+00:00