Shkolla 9-vjeçare 28 Nëntori  bëhet pjesë e projektit “Kujtojmë për të mos harruar”

“Vij me dëshirë për t’u rrëfyer nxënësve sa herë më fton drejtoresha e Muzeut. Por nganjëherë them me vete: “pse t’i mërzis fëmijët me histori të trishta?”. E megjithatë prapë e bind veten se duhet të vij e të rrëfej sepse ju duhet ta dini se çfarë ishte komunizmi…, se çfarë i ndodhi kombit tonë…Sepse diktaturat vijnë pa u kuptuar dhe ju duhet ta kuptoni që komunizmi ishte e keqja më e madhe që i ndodhi vendit tonë.”
Edhe nxënësit e Shkolla 9-vjeçare 28 Nëntori Laprakë u bënë pjesë e projektit: “Kujtojmë për të mos harruar” i cili zhvillohet me mbështetjen e OSBE -së, në kuadër të programit të lançuar nga Ministria e Kulturës, Edukimi mbi dhe përmes Kulturës.
Projekti ka si qëllim njohjen e brezave të rinj me të kaluarën e errët komuniste shqiptare si dhe ndërgjegjësimin e tyre rreth pasojave të komunizmit.
Me anë të këtij projekti nxënësit pjesëmarrës patën mundësi jo vetëm të vizitojnë muzeun por edhe të bashkëbisedojnë me z. Uran Kostreci, poet, shkrimtar, mesues, i dënuar me 20 vite burg dhe 5 vite internim për agjitacion e propagandë nga regjimi komunist.

foto me nxenesit e shkolles 28 nentori, drejtoreshen e muzeut, dhe z. Uran Kostreci

Foto me nxenesit e shkolles 28 nentori, drejtoreshen e muzeut, dhe z. Uran Kostreci

2018-11-09T17:02:03+00:00