Nxënësit e shkollës “Fan Noli” u bënë pjesë e projektit: “Kujtojmë për të mos harruar” i cili zhvillohet në kuadër të programit të lançuar nga Ministria e Kulturës, Edukimi përmes Kulturës dhe me mbështetjen e OSBE -së.
Projekti ka si qëllim njohjen e brezave të rinj me të kaluarën e errët komuniste shqiptare si dhe ndërgjegjësimin e tyre rreth pasojave të komunizmit.
Me anë të këtij projekti nxënësit pjesëmarrës patën mundësi jo vetëm të vizitojnë Muzeun Kombëtar “Gjethi” por edhe të bashkëbisedojnë me shkrimtaren Luljeta Lleshanaku, e cila ndau me të rinjtë historinë e persekutimit të familjes së saj.