Projekti “Mbresa” në Muzeun Kombëtar “Gjethi”

Në Muzeun Kombëtar “Gjethi”, më 16 Janar rifilloi projekti “Mbresa” me nxënësit e shkollës së mesme “Sami Frashëri”.

Projekti “Mbresa” është një konkurs artistik i cili do të përfshijë nxënësit e shkollave të mesme. Konkursi do të zhvillohet në këto gjini artistike: 1- arte pamore (pikturë, skulpturë, instalacion

) 2- krijim letrar (ese, poezi etj), 3- muzikë (melodi, këngë), risi teknologjike etj. Disa nga objektivat e këtij konkursi janë : përfshirja, angazhimi, nxitja e të rinjve për të marrë pjesë në aktivitete krijuese/edukuese, njohja e tyre me regjimin komunist shqiptar si dhe njohja me veprimtarinë represive të Sigurimit të Shtetit, reflektimi rreth kësaj të kaluare, promovimi i talenteve të reja etj.
Nxënësit do të vizitojnë muzeun dhe në bazë të ndjesive të përftuara apo mbresave që do të kenë do të krijojnë në gjinitë artistike të lartpërmendura.
Në fund të projektit, me date 23 Maj do mbahet një ekpozitë me punët më të mira. Punimet do te pranohen deri me date 30 Prill. Me pas ato do të ekspozohen për rreth 2 jave në faqen e facebook të Muzeut dhe krijimi që do të marrë me shume pelqime do të vleresohet me çmim të veçantë. Është parashikuar që krijimet më të mira të vlerësohen me një çmim simbolik si dhe të bëhen pjesë e një katalogu.

Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij projekti!

Lutemi njoftimin nëpërmjet adresës së mail-it: info@muzeugjethi.gov.al për datën dhe orën e zhvillimit të vizitës së nxënësve me qëllim marrjen e masave nga ana jonë për realizimin e plotë të tij.

2018-01-20T11:43:06+00:00