Rifillojnë programet edukative në Muzeun Kombëtar “Gjethi”

 

 

 

 

 

 

 

Nxënësit e shkollës së mesme “Arben Broci” u bënë pjesë e projektit: “Kujtojmë për të mos harruar”, në kuadër të programit të lançuar nga Ministria e Kulturës, Edukimi përmes Kulturës. Ky projekt ka si qëllim njohjen e brezave të rinj me të kaluarën e errët komuniste shqiptare si dhe ndërgjegjësimin e tyre rreth pasojave të komunizmit.
I ftuar nga muzeu ishte z.Uran Kostreci, shkrimtar, poet dhe i dënuar politik gjatë regjimit komunist i cili foli për periudhën e regjimit komunist dhe vuajtjet e të burgosurve e të internuarve të asaj kohe.
Me anë të këtij projekti nxënësit pjesëmarrës kanë mundësi jo vetëm të vizitojnë muzeun por edhe të bashkëbisedojnë me ish-të përndjekur të regjimit komunist.


Ftojmë drejtorët dhe mësuesit e shkollave të na kontaktojnë për të programuar vizitën e tyre por dhe ish të persekutuar politikë që dëshirojnë të bëhen pjesë e programit.

Jeni të mirëpritur!

2018-01-20T11:50:39+00:00