Nxënësit e Shkolla Protagonistet u bënë pjesë e programit edukativ “Kujtojmë për të mos harruar” në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”,
23 vjet të kaluara në burg, pas një gjyqi i cili është një ndër dëshmitë më rrënqethëse dhe më spektakolare të kurajos njerëzore përballë regjimit komunist.
Daut Gumeni është shembull i gjallë i forcës morale të njeriut. Ai përçoi kurajon për të qenë vetvetja pavarësisht rrethanave dhe kushteve, tek të rinjtë e shkollës 9 vjeçare.