Ekspozita: “Rrugëtimi i Shqipërisë në komunizëm”

   

Në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve ” Shtëpia me Gjethe” u çel sot ekspozita “Rrugëtimi i Shqipërisë në komunizëm” e cila do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 7 dhjetor.
“Çlirimi i Shqipërisë është një ngjarje tepër e rëndësishme historike. Shqiptarët u pozicionuan në krah të aleatëve të frontit antifashist dhe përkulemi me respekt ndaj sakrificave të gjithë atyre që morën pjesë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare. Por fatkeqësisht nuk mund të harrojmë se kjo luftë u përdor politikisht më pas nga klasa që erdhi në pushtet duke vendosur një regjim totalitar e duke shkelur edhe idealet e atyre që luftuan për çlirimin e Shqipërisë.
Ekspozita ndahet në tre pjesë të ndërlidhura me njëra tjetrën: ” Politika e brendshme”, “Politika e jashtme” dhe “Rezistenca antikomuniste”. Rrugëtimi 45 vjeçar i Shqiperisë në komunizëm ishte i ngjashëm me atë të vendeve të tjera të bllokut të Lindjes por ai pati dhe specifikat e veta të cilat dalin në pah në këtë ekspozitë” – tha ndër të tjera drejtoresha e muzeut, znj. Etleva Demollari.

2021-12-16T13:20:19+00:00