Lulëkuqe – lulegjake
(Një lulëkuqe që mbiu pa pyetur në zonën e ndaluar të oborrit të burgut, e shkuli policia popullore…)
Lulëkuqe – lulegjake,
I kujt është ai gjak që të ndez faqet?
Po sytë e zinj të pikëlluar?
Motërzat e tua në grurë
E mbajnë kryet ulur si për nusërinë…
Ku e gjen forcën kërcelli yt i brishtë
Që nuk di të përkulet?
Kush ta jep, moj nusezë, krenarinë?
Daut Gumeni, Burgu i Burrelit, 12.08.1981
Në kuadër të Muajit të Kujtesës, Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” organizoi veprimtarinë ” Kujto për të mos harruar” me nxënësit e gjimnazit “Qemal Stafa”.
Daut Gumeni, mësues, poet, shkrimtar e publicist, është shembull i gjallë i forcës morale të njeriut. Ai përçoi tek të rinjtë kurajon për të qenë vetvetja pavarësisht rrethanave dhe kushteve.