Të nderuar miq, jemi te lumtur të ndajmë me ju lajmin e mrekullueshëm të fitimit të Çmimit: Muzeu i Këshillit të Europës 2020!

http://assembly.coe.int/nw/xml/News/News-View-EN.asp?newsid=7721&lang=2&cat=21&fbclid=IwAR3vOyuF1p8pxtmQas4vhs0kKluQEXZmPSYH8CmcaoAYxXrrXRTg_WTiXbU

“Ne duhet të mbështesim dhe inkurajojmë muzetë më të vegjël dhe me më pak burime që përballen haptazi me plagët e së shkuarës. “Shtëpia me Gjethe” është një muze shumë prekës që drejtohet me një buxhet shumë të vogël nga një staf entuziast. Sot, shoqëria përballet me përdorimin e gjerë të pajisjeve të teknologjisë së lartë dhe kërcënimet e përgjimeve masive përmes njohjes së fytyrës, qasjes ndaj të dhënave private, etj. Ky muze evokon ditët më të errëta të së kaluarës, të cilat nuk duhet të harrohen”.

Çmimi i Këshillit të Evropës për Muzetë 2020 i është dhënë Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” (Tiranë, Shqipëri).
Muzeu u përzgjodh nga Komiteti i Kulturës, Shkencës, Edukimit dhe Medias së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) në takimin e zhvilluar më 06.12.2019 në Paris.
Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” përkujton dhunën psikologjike dhe kontrollin e plotë të qytetarëve gjatë regjimit komunist në Shqipëri (1944-1991), gjatë të cilit 18,000 njerëz u persekutuan dhe u dënuan dhe 5.000 u ekzekutuan. Ndodhet në qendër të Tiranës, në ish-shtëpinë e Sigurimit të Shtetit, e cila shërbente si Drejtoria Qendrore e Sigurimit, një degë teknike e Agjencisë së Shërbimit Shtetëror Shqiptar. Karakteristika e veçantë e këtij muzeu të vogël është se ai ka mbetur pothuajse i paprekur, me pajisje origjinale dhe regjistrime të cilat tashmë ruhen në arkiva.
Sipas përfaqësuesit të Komitetit për Çmimin e Muzeve, Roberto Rampi (Itali, SOC), ” Ne duhet të mbështesim dhe inkurajojmë muzetë më të vegjël dhe me më pak burime që përballen haptazi me plagët e së shkuarës. “Shtëpia me Gjethe” është një muze shumë prekës që drejtohet me një buxhet shumë të ulët nga një staf entuziast. Sot, shoqëria përballet me përdorimin e gjerë të pajisjeve të teknologjisë së lartë dhe kërcënimet e përgjimeve masive përmes njohjes së fytyrës, qasjes ndaj të dhënave private, etj. Ky muze evokon ditët më të errëta të së kaluarës, të cilat nuk duhet të harrohen”.
Çmimi i Këshillit të Evropës për Muzetë i është dhënë çdo vit që nga viti 1977, muzeve që gjykohet se kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në kuptimin e trashëgimisë kulturore evropiane, promovimin e respektit ndaj të drejtave të njeriut dhe demokracisë, urave kulturore, tejkalimit të kufijve socialë dhe politikë, zgjerimit të njohurive të vizitorëve mbi çështjet shoqërore bashkëkohore dhe eksplorimit të ideve të qytetarisë demokratike.
Muzeu fitues do të marrë në dorëzim një statujë të vogël bronzi nga Joan Miró, të cilën do ta mbajë për një vit, së bashku me një diplomë.
Çmimi përcaktohet në bazë të tre propozimeve të paraqitura nga juria e Forumit Evropian të Muzeve, dhe është pjesë e çmimit Muzeu Evropian i Vitit.
Fituesit e fundit të çmimit kanë qenë respektivisht Muzeu i Komunikimit në Bern, Zvicër (2019), Muzeu i Fëmijëve të Luftës, në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë (2018), dhe Qendra Karaibeve e Shprehjeve dhe e Memories së Tregtisë së Skllevërve dhe Skllavërisë, në Guadeloupe, Francë
(2017).

2019-12-18T10:35:57+00:00