Ekspozita”Qëndresa”

Në kuadër të muajit të Kujtesës dhe me rastin e 30 vjetorit të 20 Shkurtit, Ditës së rrëzimit të shtatores së diktatorit Enver Hoxha, që simbolizon ngadhnjimin e qëndresës antikomuniste, Muzeu Kombëtar i Përgjimeve: "Shtëpia me Gjethe", çeli ekspozitën "Qëndresa". Në ceremoninë e çeljes ishte i ftuar z. Fatmir Merkoçi, një nga protagonistët e kësaj ngjarjeje i cili solli për të pranishmit emocionet e atyre ditëve të ndryshimeve të mëdha historike. Drejtoresha e muzeut, znj. Etleva Demollari në çeljen e ekspozitës, ndër të tjera tha: "Kanë kaluar plot 30 vite që nga dita kur mijëra qytetarë rrëzuan shtatoren e ish-diktatorit [...]

2021-04-17T10:58:32+00:00

Nxënësit e gjimnazit “Qemal Stafa” pjesë e programit: ” Kujtojmë për të mos harruar”

Lulëkuqe - lulegjake (Një lulëkuqe që mbiu pa pyetur në zonën e ndaluar të oborrit të burgut, e shkuli policia popullore...) Lulëkuqe - lulegjake, I kujt është ai gjak që të ndez faqet? Po sytë e zinj të pikëlluar? Motërzat e tua në grurë E mbajnë kryet ulur si për nusërinë... Ku e gjen forcën kërcelli yt i brishtë Që nuk di të përkulet? Kush ta jep, moj nusezë, krenarinë? Daut Gumeni, Burgu i Burrelit, 12.08.1981 Në kuadër të Muajit të Kujtesës, Muzeu Kombëtar i Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe" organizoi veprimtarinë " Kujto për të mos harruar" me nxënësit e [...]

2021-04-17T10:45:17+00:00

Nxënësit e gjimnazit “Qemal Stafa” pjesë e programit edukativ: “Mbresa 2021”

Muaji shkurt, muaji i kujtesës. Nxënësit e gjimnazit "Qemal Stafa" u bënë pjesë e programit edukativ: "Mbresa 2021" të organizuar nga Muzeu Kombëtar i Përgjimeve: "Shtëpia me Gjethe". Projekti "Mbresa" është një program edukativ dhe artistik i cili përfshin nxënësit e shkollave të mesme. Programi përmban një konkurs në këto gjini artistike: 1- arte pamore (pikturë, skulpturë, instalacion) 2- krijim letrar (ese, poezi etj), 3- muzikë (melodi, këngë), 4- risi teknologjike etj. Disa nga objektivat e këtij programi janë : përfshirja, angazhimi, nxitja e të rinjve për të marrë pjesë në aktivitete krijuese/edukuese, njohja e tyre me regjimin komunist shqiptar [...]

2021-04-17T10:38:53+00:00

Shkolla “Ismail Qemali” pjesë e programit : “Kujtojmë për të mos harruar”

23 vjet të kaluara në burg, pas një gjyqi i cili është një ndër dëshmitë më rrënqethëse dhe më spektakolare të kurajos njerëzore përballë regjimit komunist. Daut Gumeni është shembull i gjallë i forcës morale të njeriut. Ai përçoi kurajon për të qenë vetvetja pavarësisht rrethanave dhe kushteve, tek të rinjtë e gjimnazit "Ismail Qemali" që morën pjesë në programin edukativ: "Kujtojmë për të mos harruar".

2021-04-17T10:32:13+00:00

Nxënësit e shkollës “Ismail Qemali”pjesë e programit edukativ: “Mbresa 2021”

Nxënësit e gjimnazit "Ismail Qemali" u bënë pjesë e programit edukativ: "Mbresa 2021" të organizuar nga Muzeu Kombëtar i Përgjimeve: "Shtëpia me Gjethe". Projekti "Mbresa" është një program edukativ dhe artistik i cili përfshin nxënësit e shkollave të mesme. Programi përmban një konkurs në këto gjini artistike: 1- arte pamore (pikturë, skulpturë, instalacion) 2- krijim letrar (ese, poezi etj), 3- muzikë (melodi, këngë), 4- risi teknologjike etj. Disa nga objektivat e këtij programi janë : përfshirja, angazhimi, nxitja e të rinjve për të marrë pjesë në aktivitete krijuese/edukuese, njohja e tyre me regjimin komunist shqiptar si dhe me veprimtarinë represive [...]

2021-04-17T10:23:56+00:00

Rritja e numrit të vizitorëve dhe e të ardhurave në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve: “Shtëpia me Gjethe”

Rritje e numrit të vizitorëve dhe e të ardhurave në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve: "Shtëpia me Gjethe" për muajin Qershor krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Grafik i cili tregon numrin e rritjes se vizitorëve. Grafiku 1: Te ardhurat qershor 2018 krahasuar me qershor 2017. Ne 2017 te ardhurat ishin pak me poshte se 600000, dhe ne 2018 pak me shume se 600000. Grafiku 2: Numri i vizitorëve qershor 2018 krahasuar me qershor 2017. Ne qershor, 2017 ka pasur rreth 1100 vizitor, ndersa ne 2018 nje ngritje prej 15%.

2018-11-09T16:42:20+00:00

Nxënësit shkollës “Jeronim De Rada”, bëhen pjesë e projektit “Kujtojmë për të mos harruar”

Vijon projekti: "Kujtojmë për të mos harruar" me nxënësit e shkollës "Jeronim de Rada" Faqja zyrtare e shkolles 9 vjecare Jeronim De Rada dhe me mbështetjen e OSBE -së. Ky projekt zhvillohet në kuadër të programit të lançuar nga Ministria e Kulturës, Edukimi përmes Kulturës dhe ka si qëllim njohjen e brezave të rinj me të kaluarën e errët komuniste shqiptare si dhe ndërgjegjësimin e tyre rreth pasojave të komunizmit. Me anë të këtij projekti nxënësit pjesëmarrës patën mundësi jo vetëm të vizitojnë muzeun por edhe të bashkëbisedojnë me z. Agim Hakcani, i dënuar nga regjimit komunist për sabotim dhe agjitacion e [...]

2018-03-03T11:12:07+00:00

Shkolla “Sadik Stavileci”, bëhet pjesë e programeve edukative

  Jo vetëm nxënësit e shkollave në qendër të Tiranës por dhe ata që ndodhen në rrethinat e saj shfaqin interes për programet edukative të Muzeut Kombëtar "Gjethi". Nxënësit e shkollës "Sadik Stavileci", Yrshek, u bënë dje pjesë e projektit: "Kujtojmë për të mos harruar", i cili zhvillohet në kuadër të programit të lançuar nga Ministria e Kulturës, Edukimi përmes Kulturës dhe që ka si qëllim njohjen e brezave të rinj me të kaluarën e errët komuniste shqiptare si dhe ndërgjegjësimin e tyre rreth pasojave të komunizmit. Me anë të këtij projekti nxënësit pjesëmarrës patën mundësi jo vetëm të vizitojnë muzeun [...]

2018-01-31T10:24:53+00:00