Rritja e numrit të vizitorëve dhe e të ardhurave në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve: “Shtëpia me Gjethe”

Rritje e numrit të vizitorëve dhe e të ardhurave në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve: "Shtëpia me Gjethe" për muajin Qershor krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Grafik i cili tregon numrin e rritjes se vizitorëve. Grafiku 1: Te ardhurat qershor 2018 krahasuar me qershor 2017. Ne 2017 te ardhurat ishin pak me poshte se 600000, dhe ne 2018 pak me shume se 600000. Grafiku 2: Numri i vizitorëve qershor 2018 krahasuar me qershor 2017. Ne qershor, 2017 ka pasur rreth 1100 vizitor, ndersa ne 2018 nje ngritje prej 15%.

2018-11-09T16:42:20+00:00

Nxënësit shkollës “Jeronim De Rada”, bëhen pjesë e projektit “Kujtojmë për të mos harruar”

Vijon projekti: "Kujtojmë për të mos harruar" me nxënësit e shkollës "Jeronim de Rada" Faqja zyrtare e shkolles 9 vjecare Jeronim De Rada dhe me mbështetjen e OSBE -së. Ky projekt zhvillohet në kuadër të programit të lançuar nga Ministria e Kulturës, Edukimi përmes Kulturës dhe ka si qëllim njohjen e brezave të rinj me të kaluarën e errët komuniste shqiptare si dhe ndërgjegjësimin e tyre rreth pasojave të komunizmit. Me anë të këtij projekti nxënësit pjesëmarrës patën mundësi jo vetëm të vizitojnë muzeun por edhe të bashkëbisedojnë me z. Agim Hakcani, i dënuar nga regjimit komunist për sabotim dhe agjitacion e [...]

2018-03-03T11:12:07+00:00

Aktiviteti “Përballje me të Kaluarën” në Muzeun Kombëtar “Gjethi”

Në Muzeun Kombëtar "Gjethi" u zhvillua dje, me rastin e 27 vjetorit të rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës, aktiviteti: "Përballje me të Kaluarën". Ky aktivitet, ku merrte pjesë Ambasadori i Zvicrës në Shqipëri, z. Christophe Graf, u zhvillua në gjuhën angleze. Në fjalën përshëndetëse, Drejtoresha e Muzeut, znj. Etleva Demollari tha: "ka dy arsye pse ky aktivitet titullohet "Përballje me të Kaluarën". Së pari sepse ky është titulli i filmave të shkurtër dokumentarë të realizuar nga Akademia e Filmit dhe Multimedias "Marubi" me ndihmën e Embassy of Switzerland in Albania , të cilët do t'i dhurohen muzeut dhe së dyti, sepse Muzeu [...]

2018-02-21T11:51:47+00:00

Shkolla “Sadik Stavileci”, bëhet pjesë e programeve edukative

  Jo vetëm nxënësit e shkollave në qendër të Tiranës por dhe ata që ndodhen në rrethinat e saj shfaqin interes për programet edukative të Muzeut Kombëtar "Gjethi". Nxënësit e shkollës "Sadik Stavileci", Yrshek, u bënë dje pjesë e projektit: "Kujtojmë për të mos harruar", i cili zhvillohet në kuadër të programit të lançuar nga Ministria e Kulturës, Edukimi përmes Kulturës dhe që ka si qëllim njohjen e brezave të rinj me të kaluarën e errët komuniste shqiptare si dhe ndërgjegjësimin e tyre rreth pasojave të komunizmit. Me anë të këtij projekti nxënësit pjesëmarrës patën mundësi jo vetëm të vizitojnë muzeun [...]

2018-01-31T10:24:53+00:00