Hapet thirrja për artikuj, për numrin e tretë të revistës muzeologjike: “Dritëhije”

Revista muzeologjike "Dritëhije" është një botim i përvitshëm i Muzeut Kombëtar të Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe" që ka si qëllim të nxisë njohjen dhe studimin e periudhës së komunizmit shqiptar duke publikuar dhe shpërndarë fakte mbi regjimin diktatorial. Në përmbushje të misionit të tij, Muzeu Kombëtar i Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe" hap thirrjen për studiues, historianë, muzeologë, ekspertë të fushës së trashëgimisë kulturore, studiues të periudhës së socializmit etj., për shkrimin e artikujve për numrin e tretë të revistës muzeologjike "Dritëhije". Artikujt rekomandohet të përfshijnë një nga tematikat e mëposhtme: -Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit, informacioni, problemet që lidhen me [...]

2021-05-31T09:15:33+00:00

“Turistë të përgjuar ’45 – ’90”

"Turistë të përgjuar '45 - '90" Më 18 maj, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve dhe të Muajit të Europës, Muzeu Kombëtar i Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe" në bashkëpunim me Qendrën Ceapal dhe Ofiçinën e Turizmit çeli ekspozitën “Peeping Tourist in Albania ’45-‘90”. Turistët e parë të Ekspozitës “ Peeping Tourist” filluan të hynin në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë dhe të riktheheshin pas në kohë, disa ta përjetonin për herë të parë periudhën e viteve ’45-‘90.. Ekspozita është një udhetim në turizmin e përgjuar dhe historinë e Albturist, Entit Turistik Shqiptar krijuar në vitin 1956. Përgëzime dhe suksese [...]

2021-05-21T11:47:42+00:00

Shkolla “Partizani” pjesëmarrës në programet tona edukative

Muzeu Kombëtar i Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe" organizoi  veprimtarinë " Kujtojmë për të mos harruar" me nxënësit e klasës XI të gjimnazit "Partizani",Tiranë. Daut Gumeni, mësues, poet, shkrimtar e publicist, është shembull i gjallë i forcës morale të njeriut. Ai përçoi tek të rinjtë kurajon për të qenë vetvetja pavarësisht rrethanave dhe kushteve.    

2021-05-21T11:36:35+00:00

“Turistë të përgjuar ’45 – ’90”

Më 18 maj, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve dhe të Muajit të Europës, Muzeu Kombëtar i Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe"në bashkëpunim me Qendrën Ceapal dhe Ofiçinën e Turizmit organizon në orën 19:00, ekspozitën “Peeping Tourists in Albania ’45-‘90”. Aktiviteti do të zhvillohet në zbatim të protokollit të masave anticovid.  

2021-05-17T07:29:29+00:00

Muzeu Europian i Vitit 2020 – 2021

Të nderuar miq, Ceremonia e ndarjes së çmimeve: "Muzeu Europian i Vitit 2020 dhe 2021" do të zhvillohet on line, në datën 6 Maj, në orën 17:00. Muzeu Kombëtar i Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe" është nderuar me çmimin: "Muzeu i Këshillit të Europës 2020" në garën me 60 muze të tjerë. Ju ftojmë të na ndiqni të enjten, në lidhjen e mëposhtme:   https://youtu.be/ASMlQpUFLBY      

2021-05-06T13:26:59+00:00

Shkolla “Arben Broci” pjesë e programit “Kujtojmë për të mos harruar”

Muzeu Kombëtar i Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe" organizoi  veprimtarinë "Kujtojmë për të mos harruar" me nxënësit e shkollës "Arben Broci". Daut Gumeni, mësues, poet, shkrimtar e publicist, është shembull i gjallë i forcës morale të njeriut. Ai përçoi tek të rinjtë kurajon për të qenë vetvetja pavarësisht rrethanave dhe kushteve.

2021-04-17T11:37:20+00:00

Konferenca finale e projektit “MONET- Culture in Motion in Adriatic Networks of Museums”

Në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” u organizua konferenca finale e projektit “MONET- Culture in Motion in Adriatic Networks of Museums” nga Ministria e Kulturës, në cilësinë e Partnerit të Projektit. Projekti është pjesë e programit Interreg IPA CBC Italy - Albania- Montenegro. Gjatë aktivitetit u prezantuan jo vetëm rezultatet dhe produktet e zbatimit të projektit, por edhe si do të shërbejnë ato në funksion të komunitetit vendas dhe atij te huaj. Aktiviteti kishte për qëllim ndërveprimin e palëve të interesuara në fushën e trashëgimisë kulturore dhe natyrore duke promovuar zhvillimin ekonomik të zonës së parashikuar të Programit, [...]

2021-04-17T11:23:03+00:00

Revista muzeologjike “Dritëhije” II

Doli nga shtypi numri i dytë i revistës muzeologjike "Dritëhije". Revista muzeologjike "Dritëhije" është botim i Muzeut Kombëtar të Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe" që ka si qëllim të nxisë njohjen dhe studimin e periudhës së komunizmit shqiptar duke publikuar dhe shpërndarë fakte dhe analiza mbi regjimin diktatorial dhe trashëgiminë e tij në ditët e sotme. Falënderojmë bashkëpunëtorët tanë që kontribuan në realizimin e saj.

2021-04-17T11:09:21+00:00