Programi I Transparencës 2017-08-12T05:38:50+00:00

Instituti Harry Fultz pjesë e programeve edukative

"Shumë faleminderit z. Prokuror. Ju jeni botuesi im i parë", - tha Daut Gumeni, në procesin gjyqësor kundra tij, më 1967, teksa pa se vjershat që kishte shkruar në fletore, ishin shtypur dhe ishin bërë pjesë e dosjes së tij hetimore. "24 vjet qe turp me vjen t'i shkruaj 24 vjet qe iken pa u ndjere 24 vjet me dhembe te shtrenguar 24 vjet asnje pranvere!" Ishte 24 vjeç kur u arrestua "për [...]

Muze gjithëpërfshirës

Një grup të moshuarish që trajtohen në Qendrën Komunitare " Tek Ura" vizituan Muzeun Kombëtar të Përgjimeve: "Shtëpia me Gjethe".

Shkolla “Konstandin Kristoforidhi” pjesë e programit edukativ “Kujtojmë për të mos harruar”

"Urrejtja më prish poezinë" kështu iu përgjigj Daut Gumeni një nxënëseje, e cila donte të dinte se çfarë mendonte për ata që e kishin dënuar pa të drejtë. 23 vjet të kaluara në burg, pas një gjyqi i cili është një ndër dëshmitë më rrënqethëse dhe më spektakolare të kurajos njerëzore përballë regjimit komunist. Mësues i matematikës dhe fizikës, poet, shkrimtar, publicist e përkthyes, Daut Gumeni është shembull i gjallë i forcës morale [...]

Promovimi i numrit të tretë të katalogut “Mbresa”

Në ambientet e Muzeut Kombëtar të Përgjimeve u promovua numri i tretë i katalogut "Mbresa". Katalogu përmban një përzgjedhje të punimeve të realizuara nga nxënësit e shkollave të mesme që morën pjesë në programin edukativ "Mbresa". Në këtë aktivitet morën pjesë nxënës e mësues të shkollës " Konstandin Kristoforidhi" të cilët më pas vizituan muzeun dhe shprehën dëshirën të bëhen pjesë e edicionit të ardhshëm. Projekti "Mbresa" është një program edukativ dhe artistik [...]

Marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën Komunitare “Tek Ura”

Drejtoresha e Muzeut Kombëtar të Përgjimeve: "Shtëpia me Gjethe", znj. Etleva Demollari, nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën Komunitare " Tek Ura" përfaqësuar nga znj. Anastasia Duprée. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është angazhimi i grupeve vulnerabël që trajton Qendra në projekte, aktivitete dhe vizita të cilat zhvillohen në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve: "Shtëpia me Gjethe".  

Qendra e Bashkëpunimit Ballkanik LOJA, pjesë e programeve edukative

Programet edukative të Muzeut Kombëtar të Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe", tërheqin vëmendjen e shqiptarëve jashtë kufijve. Qendra e Bashkëpunimit Ballkanik LOJA në Maqedoninë e Veriut, kërkoi të bëhet sërish pjesë e aktivitetit të organizuar nga Muzeu Kombëtar i Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe" : "Kujtojmë për të mos harruar". Pas vizitës në muze, studentët e kësaj Qendre patën mundësi të bashkëbisedojnë me z. Daut Gumeni, i cili ka vuajtur mbi 23 vjet në burgjet [...]