Çimka
“Si të jetë regjimi ashtu është edhe përgjimi”
Çimka nuk është vetëm një kandërr e vogël që jeton si parazit nepër plasat e dhomave apo të orendive. Në diktaturën komuniste shqiptare termi “çimkë” u përdor për të quajtur regjistruesin i cili u përdor për të identifikuar “armikun” në shoqërinë shqiptare. Ky lloj regjistruesi gjendet i kamufluar në disa nga dhomat e muzeut si dhe i ekspozuar në dhomën 9 të tij. Konkretisht kjo çimkë është prodhuar në Laboratorin e Ministrisë së Brendshme ne vitin 1980. I njohur si Dhënësi A1, çimka shërbente për përgjimin e bisedave të ndryshme. Ajo funksiononte me anë të baterive 1,5 volt të çilat ishin të dy llojeve, A dhe B. Bateritë A shpesh bliheshin nga jashtë pasi ato të prodhuara në Shqipëri ishin më pak rezistente. Bateria B ose bateria kopsë ishte më funksionale dhe më e thjeshtë për t’u maskuar. Duke qenë të përmasave të vogla çimkat montoheshin në objekte nga më të ndryshmet si tavolinat, tavllat e duhanit, kornizat e pikturave, fotografive, pallto, dosje, zbukurimet e drurit etj. Kishte raste që çimka komandohej me anë të telekomandës. E vendosur ironikisht në një peshore që simbolikisht përfaqëson drejtësinë sot, çimka njihet si objekti i cili cënoi dinjitetin njerëzor në komunizmin shqiptar.
“The bug”
“As the regime is, so is the eavesdropping”
The bug is not just a small invertebrate that lives as a parasite in the cracks of rooms or furniture. In the Albanian communist dictatorship, the term “bug” was used to refer to the recorder who was used to identify the “enemy” in the Albanian society. This type of recorder is found camouflaged in some of the museum rooms as well as exhibited in room 9. Specifically, this bug was produced in the Laboratory of the Ministry of Interior in 1980. Known as the A1 Donor, the bug was used to eavesdrop on various conversations. It operated on 1.5 volt batteries which were of two types, A and B. Batteries A were often purchased from abroad as those produced in Albania were less resistant. Battery B or buckle battery was more functional and easier to disguise. Being small in size, the bugs were mounted on various objects such as tables, tobacco boards, picture frames, photographs, coats, folders, wooden ornaments, etc. There were times when the bug was controlled by remote control. Placed ironically on a scale that is the symbol of justice today, the bug is known as the object which violated human dignity during Albanian communism.