Mikrofon Stacionar
Mikrofoni stacionar i prodhuar në Republikën Popullore të Kinës shërbente për përgjimin e ambienteve të brendshme si dhoma hoteli apo shtëpie dhe ambiente publike si bare, restorante, zyra etj. Nga ana teknike ky objekt punonte me bateri 4 x1.5 volt. Lidhej me linjë deri në 100 metra me marrësin e më tej me regjistruesin dhe kufjet. Gjithashtu lidhej dhe me centralet KLON në një linjë më të gjatë se 100 metra dhe midis dhënësit dhe marrësit vendosej një përforcues audio i koduar me markën “Plepi”. Kjo pajisje është prodhuar rreth viteve 1975-1980 dhe tashmë gjendet e vendosur për efekt muzeor në muret e dhomave 7, 9, 11 dhe 21 të “ Shtëpisë me Gjethe”.
Stationary Microphone
The stationary microphone manufactured in the People’s Republic of China was used to eavesdrop on indoor environments such as hotel or home rooms and public spaces such as bars, restaurants, offices, etc. Technically, this facility worked with 4 x1.5 volt batteries. It connected up to 100 meters with the receiver and further with the recorder and headphones. It was also connected to the KLON exchanges in a line longer than 100 meters and between the transmitter and the receiver there was placed an audio amplifier coded with the brand “Plepi”. This device was produced around the years 1975-1980 and is now located because of its museum values on the walls of rooms 7, 9, 11 and 21 of the “House with Leaves”.