About Muzeu Muzeu

This author has not yet filled in any details.
So far Muzeu Muzeu has created 78 blog entries.

Rinisin programet edukative të Muzeut Kombëtar të Përgjimeve: “Shtëpia me Gjethe” për vitin 2020.

Këtë herë programi edukativ: "Kujtojmë për të mos harruar" u zhvillua në ambientet e shkollës së mesme teknike "Harry Fultz". Programi zhvillohet në kuadër të programit të lançuar nga Ministria e Kulturës, Edukimi mbi dhe përmes Kulturës. Ai ka si qëllim njohjen e brezave të rinj me të kaluarën e errët komuniste shqiptare si dhe ndërgjegjësimin e tyre rreth pasojave të komunizmit. Me anë të këtij programi, nxënësit pjesëmarrës patën mundësi jo vetëm të njihen me muzeun dhe aktivitetet e tij por edhe të bashkëbisedojnë me z. Uran Kostreci, poet e shkrimtar i dënuar me 20 vjet burg dhe 5 [...]

2020-03-11T10:06:25+00:00

Të nderuar miq, jemi te lumtur të ndajmë me ju lajmin e mrekullueshëm të fitimit të Çmimit: Muzeu i Këshillit të Europës 2020!

http://assembly.coe.int/nw/xml/News/News-View-EN.asp?newsid=7721&lang=2&cat=21&fbclid=IwAR3vOyuF1p8pxtmQas4vhs0kKluQEXZmPSYH8CmcaoAYxXrrXRTg_WTiXbU "Ne duhet të mbështesim dhe inkurajojmë muzetë më të vegjël dhe me më pak burime që përballen haptazi me plagët e së shkuarës. "Shtëpia me Gjethe" është një muze shumë prekës që drejtohet me një buxhet shumë të vogël nga një staf entuziast. Sot, shoqëria përballet me përdorimin e gjerë të pajisjeve të teknologjisë së lartë dhe kërcënimet e përgjimeve masive përmes njohjes së fytyrës, qasjes ndaj të dhënave private, etj. Ky muze evokon ditët më të errëta të së kaluarës, të cilat nuk duhet të harrohen”. Çmimi i Këshillit të Evropës për Muzetë 2020 i është dhënë Muzeut [...]

2019-12-18T10:35:57+00:00

VISITE VIRTUELLE

VISITE VIRTUELLE Le bâtiment connu sous le nom de «Maison des Feuilles» (ainsi nommé à cause du lierre, qui couvrait sa façade) est devenu le Musée national de la Surveillance. Ouvert le 23 mai 2017, il s’agit du musée le plus récent d’Albanie et certainement du plus intrigant. Il aspire à raconter aux jeunes générations et aux étrangers une des périodes les plus sombres de l’histoire du pays, celle du régime communiste. Situé dans le centre de Tirana, en face de la Cathédrale Orthodoxe et près de la Banque nationale, le bâtiment fut le siège central de la [...]

2021-02-16T21:17:46+00:00

Muzeu Kombëtar i Përgjimeve:”Shtëpia me Gjethe” është zyrtarisht kandidat për Çmimin e Muzeut Evropian të Vitit.

Të dashur miq, Dëshirojmë të ndajmë me ju lajmin e bukur se pas një aplikimi të suksesshëm në prill 2019, Muzeu Kombëtar i Përgjimeve: "Shtëpia me Gjethe" është zyrtarisht kandidat për Çmimin e Muzeut Evropian të Vitit. Një pjesëtare e jurisë, znj. Metka Fujs nga Sllovenia, vizitoi dhe inspektoi muzeun në mënyrë të detajuar dhe më pas zhvilloi një bisedë me stafin ku u njoh me punën, programet edukative dhe projektet e ardhshme.    

2019-07-14T15:38:58+00:00

Monodrama “Udha e Qumështit”

Muzeu Kombëtar i Përgjimeve: "Shtëpia me Gjethe" u kthye sot në skenën e monodramës: "Udha e qumështit" duke na dhuruar një përvojë unike dhe emocionuese. Kur muzeu komunikon me teatrin lindin ide dhe forma artistike qe sjellin per publikun kendveshtrime e emocione te reja. Falenderojmë për bashkëpunimin regjisorin Armand Bora, aktoren e talentuar Egla Ceno, Institutin për Demokraci, Media dhe Kulturë dhe nxënësit e mësuesit e gjimnazit të Vorës.

2019-07-03T11:40:23+00:00

Nxënësit e shkollës: “Dhora Leka” vizitojnë “Shtëpinë me Gjethe”

. Nxënësit e shkollës: "Dhora Leka" Tiranë, u bënë sot pjesë e programit edukativ: "Kujtojmë për të mos harruar" i cili zhvillohet në kuadër të programit të lançuar nga Ministria e Kulturës, Edukimi mbi dhe përmes Kulturës. Projekti ka si qëllim njohjen e brezave të rinj me të kaluarën e errët komuniste shqiptare si dhe ndërgjegjësimin e tyre rreth pasojave të komunizmit. Me anë të këtij programi nxënësit pjesëmarrës patën mundësi jo vetëm të vizitojnë muzeun por edhe të bashkëbisedojnë me z. Uran Kostreci, poet e shkrimtar i dënuar me 20 vjet burg dhe 5 vite internim gjatë regjimit komunist. [...]

2019-05-31T12:25:16+00:00

Vizitë studimore e Fondacionit Federal të Studimit të Komunizmit në Gjermaninë Lindore

  Muzeu Kombëtar i Përgjimeve: "Shtëpia me Gjethe" ishte pjesë e programit të vizitës studimore të Fondacionit Federal të Studimit të Komunizmit në Gjermaninë Lindore. Pas vizitës në muze, delegacioni zhvilloi një bisedë me drejtoreshën e muzeut, znj. Etleva Demollari mbi ecurine e projektet e muzeut si dhe mbi perballjen me të shkuarën në Shqipëri. Kjo vizitë shërben për të vendosur lidhje mes aktorëve që merren me trajtimin e të kaluarës komuniste në vende të ndryshme.

2019-05-31T12:19:31+00:00

“Mbresa” Edicioni II

Sot, me rastin e 2-vjetorit të çeljes së Muzeut Kombëtar "Gjethi", në ambientet e muzeut u organizua faza përmbyllëse e programit edukativ "Mbresa", edicioni II. Në këtë event u ekspozuan të gjitha punimet e nxënësve që shprehën mendimin dhe ndjenjat e tyre nëpërmjet artit duke patur si burim frymëzimi vizitën në "Shtëpinë me Gjethe". Juria e përbërë nga drejtoresha e muzeut, znj. Etleva Demollari, Prof. Lili Sula, përgjegjëse e Departamentit të Letërsisë në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë dhe Dr. Ermir Hoxha, pedagog në Universitetin e Arteve vlerësuan punimet më të mira me çmime. Në këtë aktivitet performuan disa [...]

2019-05-31T12:13:49+00:00