Nxënësit e shkollës “Sabahudin Gabrani 2” në Muzeun Kombëtar “Gjethi”

Nxënësit e shkollës ” Sabahudin Gabrani 2” u bënë sot pjesë e projektit: “Kujtojmë për të mos harruar” i cili zhvillohet në kuadër të programit të lançuar nga Ministria e Kulturës, Edukimi përmes Kulturës dhe me mbështetjen e OSBE -së.
Projekti ka si qëllim njohjen e brezave të rinj me të kaluarën e errët komuniste shqiptare si dhe ndërgjegjësimin e tyre rreth pasojave të komunizmit.
Me anë të këtij projekti nxënësit pjesëmarrës patën mundësi jo vetëm të vizitojnë muzeun por edhe të bashkëbisedojnë me z. Fabian Kati, i dënuar nga regjimit komunist për tentativë arratisje dhe agjitacion e propagandë me 5 vite burg.

2018-03-10T10:51:35+00:00