“Memorandum mirëkuptimi”

Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”, i përfaqësuar nga drejtoresha, znj. Etleva Demollari dhe Akademia e Studimeve Albanologjike, e përfaqësuar nga rektori akademik prof. dr. Marenglen Verli, nënshkruan një “Memorandum mirëkuptimi”, nëpërmjet të cilit, të dy palët ranë dakord për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta. Objekti i këtij Memorandumi Mirëkuptimi është institucionalizimi i marrëdhënieve për aplikimin e procedurave që thjeshtojnë bashkëpunimin e ndërsjellë të palëve, në kuadër të identifikimit, grumbullimit, administrimit të dokumenteve e të materialeve arkivore të ish-Sigurimit të Shtetit dhe të organeve të diktaturës komuniste, si dhe bashkëpunimi në fushën e botimeve, kulturës dhe promovimit të saj, [...]

2021-04-17T11:03:25+00:00