Programi I Transparencës 2017-08-12T05:38:50+00:00

Marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën Komunitare “Tek Ura”

Drejtoresha e Muzeut Kombëtar të Përgjimeve: "Shtëpia me Gjethe", znj. Etleva Demollari, nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën Komunitare " Tek Ura" përfaqësuar nga znj. Anastasia Duprée. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është angazhimi i grupeve vulnerabël që trajton Qendra në projekte, aktivitete dhe vizita të cilat zhvillohen në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve: "Shtëpia me Gjethe".  

Qendra e Bashkëpunimit Ballkanik LOJA, pjesë e programeve edukative

Programet edukative të Muzeut Kombëtar të Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe", tërheqin vëmendjen e shqiptarëve jashtë kufijve. Qendra e Bashkëpunimit Ballkanik LOJA në Maqedoninë e Veriut, kërkoi të bëhet sërish pjesë e aktivitetit të organizuar nga Muzeu Kombëtar i Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe" : "Kujtojmë për të mos harruar". Pas vizitës në muze, studentët e kësaj Qendre patën mundësi të bashkëbisedojnë me z. Daut Gumeni, i cili ka vuajtur mbi 23 vjet në burgjet [...]

Hapet thirrja për artikuj, për numrin e tretë të revistës muzeologjike: “Dritëhije”

Revista muzeologjike "Dritëhije" është një botim i përvitshëm i Muzeut Kombëtar të Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe" që ka si qëllim të nxisë njohjen dhe studimin e periudhës së komunizmit shqiptar duke publikuar dhe shpërndarë fakte mbi regjimin diktatorial. Në përmbushje të misionit të tij, Muzeu Kombëtar i Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe" hap thirrjen për studiues, historianë, muzeologë, ekspertë të fushës së trashëgimisë kulturore, studiues të periudhës së socializmit etj., për shkrimin e artikujve [...]

“Kujtojmë për të mos harruar”

20 studentë të Qendrës së Bashkëpunimit Ballkanik LOJA në Maqedoninë e Veriut, morën pjesë në aktivitetin e organizuar nga Muzeu Kombëtar i Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe" : " Kujtojmë për të mos harruar". Daut Gumeni, mësues, poet, shkrimtar e publicist, një shembull i gjallë i forcës morale të njeriut, përçoi tek të rinjtë kurajon për të qenë vetvetja pavarësisht rrethanave dhe kushteve.