Memorandum Bashkëpunimi
Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”, i përfaqësuar nga drejtoresha, Dr. Etleva Demollari dhe Fakulteti i Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës, i përfaqësuar nga Dekania, Prof. Dr. Esmeralda Kromidha nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi nëpërmjet të cilit, të dy palët ranë dakord për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta me fokus promovimin e aktiviteteve edukative dhe kërkimore. Llojet e bashkëpunimit të parashikuara nga Memorandumi i Bashkëpunimit përfshijnë: ofrimin e praktikave mësimore për [...]
Nxënësit e gjimnazit “Partizani”pjesë e punëtorisë “Mbresa”
Nxënësit e Gjimnazi "Partizani" - Tiranë morën pjesë në punëtorinë "Mbresa" në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve " Shtëpia me Gjethe". Nxënësit vizituan muzeun dhe u ftuan të shprehin përshtypjet e tyre në gjininë artistike që parapëlqejnë. Punëtoria "Mbresa" është një program edukativ dhe artistik javor i cili përfshin nxënësit e shkollave të mesme. Programi përmban një konkurs në këto gjini artistike: 1- arte pamore (pikturë, skulpturë, instalacion) 2- krijim letrar (ese, poezi etj), 3- muzikë [...]
Nxënësit e shkollës “Protagonistët” pjesë e programit “Kujtojmë për të mos harruar”
Nxënësit e Shkolla Protagonistet u bënë pjesë e programit edukativ "Kujtojmë për të mos harruar" në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe", 23 vjet të kaluara në burg, pas një gjyqi i cili është një ndër dëshmitë më rrënqethëse dhe më spektakolare të kurajos njerëzore përballë regjimit komunist. Daut Gumeni është shembull i gjallë i forcës morale të njeriut. Ai përçoi kurajon për të qenë vetvetja pavarësisht rrethanave dhe kushteve, tek të rinjtë e [...]
Tryezë e rrumbullakët me temë: “Përballje me të kaluarën”.
Në kuadër të 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë, Muzeu Kombëtar i Përgjimeve: "Shtëpia me Gjethe", në bashkëpunim me Fakultetin e Historisë e të Filologjisë organizuan një tryezë të rrumbullakët me temë: " Përballje me të kaluarën". Drejtoresha e muzeut, znj. Etleva Demollari ndër të tjera tha : "Mendoj se kjo ditë, merr një simbolikë të veçantë e festuar këtu, në vendin ku ka qenë Selia Qendrore e Teknikës Operative të Sigurimit të Shtetit, [...]
Nxënësit e shkollës “Xhezmi Delli” pjesë e programit edukativ: “Kujtojmë për të mos harruar”
23 vjet të kaluara në burg, pas një gjyqi i cili është një ndër dëshmitë më rrënqethëse dhe më spektakolare të kurajos njerëzore përballë regjimit komunist. Daut Gumeni është shembull i gjallë i forcës morale të njeriut. Ai përçoi kurajon për të qenë vetvetja pavarësisht rrethanave dhe kushteve, tek nxënësit e Shkolla "xhezmi delli" që morën pjesë në programin edukativ: "Kujtojmë për të mos harruar".
Nxënësit e gjimnazit “Arben Broci” pjesë e programit “Kujtojmë për të mos harruar”
, "Plasë e ngushtë, porta le të jetë, Dënime le të shkruajë fati i zi, Tërbohu fat po deshe! Zot jam vetë! Jam kapiten i shpirtit në stuhi!" Këtë poezi të Henley-t, të cilën e kish përkthyer në burg e që më pas e mësuan përmendësh dhe e recitonin të gjithë shokët e tij të vuajtjeve për forcën që përcillte, Daut Gumeni ua recitoi nxënësve të Gjimnazi "Arben Broci" - Tiranë në Muzeun Kombëtar [...]