Programi I Transparencës 2017-08-12T05:38:50+00:00

Sektori i dytë: Mikrofonat e gjallë

Puna e përgjimit elektronik është e lidhur ngushtë me bashkëpunëtorët e Sigurimit, me “mikrofonat e gjallë”. Zakonisht, këta u paraprinin me informacion mikrofonave elektronikë dhe, në mjaft raste, kanë qenë bartës çimkash në biseda me kandidatë për t’u arrestuar. Një statistikë e paraqitur në një prej dhomave  të muzeut tregon për katër kategoritë e bashkëpunëtorëve, numrin për secilën kategori ndër vite etj. Bashkëlidhur kësaj statistike vizitorët do të njihen me dokumenta të deklasifikuara [...]

Sektori tretë: Ç’është armiku?

Përfytyrimi mbi armikun përcakton mënyrat e kontrollit dhe të represionit. Anasjelltas, këto mënyra ushqejnë dhe përforcojnë përfytyrimin mbi armikun. Rreth vicioz i dinamikës totalitare. Në dhomat e këtij sektori, vizitorët do të njihen me disa nga proceset gjyqësore më të bujshme të diktaturës komuniste shoqëruar me foto të realizuara gjatë seancave. Njëra nga dhomat i dedikohet listës së gjatë të njerëzve të pafajshëm të cilët për motive politike u burgosën apo [...]

Sektori katërt : Armiku i jashtëm

Përgjimi i shtetasve të huaj përbënte në thelb një zgjatim të kontrollit dhe represionit brenda vendit. Një veçori e diktaturës komuniste në Shqipëri ka qenë vetizolimi përherë e më i plotë nga bota, duke e shpallur Shqipërinë të vetmin vend socialist në botë, i cili gjendej nën rrethim dhe përbënte objektivin e të dy superfuqive dhe të blloqeve të tyre: gjithë bota kundër një vendi të vogël. Njëkohësisht, në mendësinë totalitare të kohës, [...]

Sektori i pestë: Intermexo

Nën regjimin komunist, jeta private ka qenë krejt e pambrojtur nga ndërhyrja e shtetit: ngaqë ideologjia kishte një karakter kolektivist dhe ngaqë partia-shtet ishte e gjithëfuqishme. Në raport me familjen, e vinte veten brenda saj dhe kishte rolin e patriarkut, që duhet të dinte gjithçka dhe mund të vendoste për gjithçka. Në këtë tablo, përgjimi me mikrofona, i cili nuk kufizohej nga asnjë ligj, ishte thjesht një nga mënyrat e ndërhyrjes së shtetit, [...]

Sektori i gjashtë: Jeta e përditshme nën vëzhgim

Vëzhgimi është përdorur ndaj të gjitha shtresave dhe kategorive shoqërore, sepse asnjëra prej tyre nuk ishte e garantuar nga përndjekja, me përparësi ndaj asaj shtrese apo kategorie që shihej si potencialisht e rrezikshme në një moment të dhënë. Një fjalë, një këngë, një takim i rastësishëm, fare mirë mund të quheshin veprimtari armiqësore. Vizitorët mund të shohin faksimile të një liste kontrolli telefonik, të marrë nga AMPB. Në Tiranën e viteve ’70 kishte [...]