Programi I Transparencës 2017-08-12T05:38:50+00:00

Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore në Muzeun Kombëtar “Gjethi”

Në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore dhe Ditëve Europiane të Trashëgimisë, Muzeu Kombëtar "Gjethi", zhvilloi me datë 29 shtator, aktivitetin: “Trashëgimia Komuniste dhe Shtëpia me Gjethe si vend i kujtesës”. Ky aktivitet u mbajt në orën 12:30 në një nga dhomat e muzeut. Aktiviteti pati trajtën e një diskutimi të lirë rreth çështjeve të mëposhtme: -Kush është qëllimi i hapjes së Muzeut Kombëtar "Gjethi" ? -Çfarë është trashëgimia komuniste? -Trashëgimia komuniste si pjesë [...]

Fjala e Kryeministrit Edi Rama në çeljen e Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”:

Ky është një moment, në këndvështrimin tim shumë i rëndësishëm, i kurorëzimit të një pune aspak të lehtë për t’i dhënë jetë këtij Muzeu, në një vend ku historia e përcaktoi si pikën ku duhet të lindnin fëmijë nënat e reja dhe pastaj e transformoi në pikën ku lindte çdo ditë frika që rrezatonte shtëpia fantazmë e gjetheve. Ka shumë të thëna për raportin e të shkuarës me të ardhmen. Unë zgjodha një [...]

Prologu: Historia e shtëpisë

Shtëpia me Gjethe në fillim ka qenë shtëpi lindjeje. U ndërtua më 1931 si klinikë obstetrike, me nismën e mjekut të shquar Dr. Jani Basho dhe e drejtuar prej tij. Është e para e këtij lloji në Shqipëri dhe ky ka qenë funksioni i saj gjatë viteve viteve ‘30. Gjatë viteve të para të pasluftës, Shtëpia me Gjethe u përdor si qendër hetuesie, pra edhe si vend ku bëheshin tortura. Praktika e torturave, [...]