Ekspozitë fotografike “Viti 1989 Çlirimi”
Në datën 22 shtator 2018, ora 18:00, pranë Muzeut Kombëtar "Gjethi", do të çelet ekspozita fotografike me titull "Viti 1989 Çlirimi". Ekspozita dedikuar komunizmit rumun si dhe revolucionit antikomunist të ndodhur në këtë vend, vjen si bashkëpunim i Muzeve të Bashkisë së Bukureshtit me Muzeun Kombëtar "Gjethi". Të pranishëm në çeljen e ekspozitës do të jenë Dr. Adrian Majuru, Drejtor i Përgjithshëm i Muzeve të Bashkisë së Bukureshtit dhe znj.Arlinda Morava, Atashe Kulturor i Ambasadës [...]
Shkolla “Musine Kokalari”, bëhet pjesë e programit edukativ “Kujtojmë për të mos harruar”
Nxënësit e shkollës 9-vjeçare Shkolla 9-vjeçare "Musine Kokalari", u bënë pjesë e projektit: "Kujtojmë për të mos harruar" i cili zhvillohet me mbështetjen e OSBE -së, në kuadër të programit të lançuar nga Ministria e Kulturës, Edukimi mbi dhe përmes Kulturës. Projekti ka si qëllim njohjen e brezave të rinj me të kalua"rën e errët komuniste shqiptare si dhe ndërgjegjësimin e tyre rreth pasojave të komunizmit. Me anë të këtij projekti nxënësit pjesëmarrës patën [...]
Finalizimi i projektit artistik “Mbresa”
Në kuadër të 1-vjetorit të çeljes së Muzeut Kombëtar "Gjethi", më datë 23 maj 2018, ora 18:00, ju ftojmë të bëheni pjesë e aktivitetit përmbyllës së projektit artistik "Mbresa". Në këtë event do të ekspozohen të gjitha punimet e nxënësve që shprehën mendimin dhe ndjenjat e tyre nëpërmjet artit duke patur si burim frymëzimi vizitën në "Shtëpinë me Gjethe". Punimet më të mira do të vlerësohen me çmime. Me pjesëmarrjen e veçantë të [...]
Nxënës nga Gjirokastra në Muzeun Kombëtar “Gjethi”
Programi edukativ: "Kujtojmë për të mos harruar" tërheq edhe nxënës të rretheve të tjera. Kësaj here ishte shkolla "Urani Rumbo" në Gjirokastër që u bë pjesë e projektit i cili zhvillohet me mbështetjen e OSBE -së, në kuadër të programit të lançuar nga Ministria e Kulturës, Edukimi mbi dhe përmes Kulturës. Projekti ka si qëllim njohjen e brezave të rinj me të kaluarën e errët komuniste shqiptare si dhe ndërgjegjësimin e tyre rreth [...]
Shkolla “Myslym Keta” bëhet pjesë e programit edukativ “Kujtojmë për të mos harruar”
Dje patëm kënaqësinë të kishim të pranishëm gjatë programit edukativ "Kujtojmë për të mos harruar", zëvendëskryetarin e Prezencës së OSBE -së, z. Robert Wilton. Takimin e hapi drejtoresha e Muzeut, znj. Etleva Demollari e cila tha se prioritet i punës së muzeut është njohja e brezit të ri me të kaluarën komuniste duke i ndihmuar ata të kuptojnë se si funksiononte regjimi totalitar, ndaj muzeu organizon vazhdimisht programe edukative. z. Robert Wilton në [...]
Vizita e nxënësve të shkollës së mesme “Rrëshen” në Muzeun Kombëtar “Gjethi”
Në datë 1 mars 2018, Muzeun Kombëtar "Gjethi" e vizituan gjimnazistë nga shkolla e mesme "Rrëshen" të shoqëruar nga drejtuesja e kësaj shkolle znj. Liljana Marku si dhe mësuesja e historisë znj.Valbona Reçi. Nxënësit u njohën me muzeun nëpërmjet guidës së tij dhe nuk ngurruan të drejtonin pyetje si dhe të tregonin informacionet që ato kishin për periudhën komuniste.