PROGRAMI I TRANSPARENCËS PËR MUZEUN HISTORIK KOMBËTAR
HYRJE
Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” është përgatitur
programi i transparencës për Muzeun Kombëtar “Gjethi”.
Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.
119/2014 “Për të drejtën e informimit”(LDI).
Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Autoriteti Publik (këtej e tutje
Muzeu Kombëtar “Gjethi” ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën
garancinë e LDI-së. Muzeun Kombëtar “Gjethi”do të përditësojë herë pas here Programin e
Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së.
Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së Muzeun Kombëtar “Gjethi”, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare
muzeugjethi.gov.al si dhe në mjediset e pritjes së publikut. Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, ka një afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike, si dhe strukturën përkatëse, e cila prodhon ose administron dokumentin. Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron
menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë. Dokumentacioni i bërë publik do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e Muzeun Kombëtar “Gjethi” është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.
Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.
- PARIME TË PËRGJITHSHME
Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së Muzeut Kombëtar “Gjethi” janë:
1. “E drejta për informim” është e drejtë kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e
aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.
- Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: Muzeu Kombëtar “Gjethi” ushtron
funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet
në përputhje me legjislacionin në fuqi. - Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme
veprimtarinë e Muzeut Kombëtar “Gjethi” dhe përkatësisht: Ligji nr 9386, datë
04.05.2005, “Për Muzetë”; ligji nr.9048, datë 07.04.2003 I ndryshuar, “Për Trashëgiminë
Kulturore”. - Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
- Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e
Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (këtej e tutje KDIMDP).
6. Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës
është bërë miratimi i tij. - Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë:
– i plotë;
– i saktë;
– i përditësuar;
– i thjeshtë në konsultim;
– i kuptueshëm;
– lehtësisht i aksesueshëm;
– i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.
III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË
Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit
nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”.
Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Muzeu Kombëtar “Gjethi” vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit muzeugjethi.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:
– Strukturën organizative të autoritetit publik;
– Tekstet e plota të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të
sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;
– Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën
postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;
– Të dhëna për vendodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;
– Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për
deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;
– Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;
– Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet
e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik
vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga
subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara;
– Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr.125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë: listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;
– Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e
shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të
dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;
– Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura përmes së cilës personat e interesuar mund të
paraqesinmendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të AP-së, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;
– AP-ja, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të
plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për
metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;
– Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta,bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AP-ja. Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.
TABELA PËRMBLEDHËSE E PROGRAMIT TË TRANSPARENCËS SË MUZEUT KOMBËTAR “GJETHI”
Kategoritë e informacionit publik pa kërkesë |
Baza Ligjore |
Dokumenti / Përmbajtja | Afati kohor për publikim |
Mënyra e publikimit |
Struktura përgjegjëse |
Përshkrimi i strukturës organizative, funksioneve dhe detyrave të autoritetit publik. |
Urdhër i Kryministrit me Nr.42, datë 7.4.2017 “Për miratimin e organikës së Muzeut Kombëtar ” Gjethi”
Neni7/1/a/ d |
Organika e muzeut (Drejtori i institucionit, dy specialistë dhe 2 teknikë të mesëm) Struktura e pagave |
Pas botimit në Fletoren Zyrtare |
Në faqen zyrtare në menunë Programi i Transparenc ës |
Koordinatori |
Akte ndërkombëtare e ligje; akte nën ligjore; dokument politikash; dokument tjetër. |
Neni 7/1/b | Rregullorja e brendshme e muzeut
|
Menjëherë pas hyrjes në fuqi të aktit | Në menunë përkatëse në faqen zyrtare të internetit | Muzeu Kombëtar “Gjethi”dhe institucione të tjera |
Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, Adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës. |
Ligji nr.119/2014 Neni 7/1/c/g |
Format kërkese Format ankese Shpjeguese Adresë postare: Rruga “Deshmorët e 4 Shkurtit”, Tirana 1000 Adresë e-mail: |
Pas miratimit të Programit të Transparec ës Menjëherë në rast ndryshimes h |
Në faqen zyrtare në menunë Programi i Transparenc ës |
Koordinatori |
Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit. |
Rregullorja e brendshme Neni7/1/ç |
Rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, Tirana 1000 Oraret e administratës: E Hënë-E Premte Për shërbimin e vizitorëve: E djelë 09:00-14:00
|
Menjëherë | Në faqen zyrtare të Muzeut Kombëtar “Gjethi” |
Muzeu Kombëtar “Gjethi” |
Përshkrim i procedurave të zgjedhjes, kompetencav e të funksionarëve të lartë dhe procedura e ndjekjes për marrjen e vendimeve. |
Parashikimet ligjore në nenin 30, 31, 31/1 33,34,35 dhe 36 të Ligjit nr.9887, datë 10.03.2008/ i ndryshuar. |
Menjëherë pas botimit në fl /zyrtare. |
|||
Mekanizmat |
Neni7/1/dh | Drejtoria e Auditit në Ministrinë e Kulturës |
|||
Buxheti |
Ligji nr.9936, datë 26.06.2008 ‘‘Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë’’ | Buxheti per vitin 2017 3.744.318 lekë
|
Online me Degën e Thesarit |
Titullari
Financa |
|
Informacion për procedurat e prokurimit
|
Neni 7/1/ë | Regjistri i realizimeve të prokurimeve | |||
Shërbimet e autoritetit për publikun |
Neni 7/1/f | Regjistri i njoftimeve | Përditësohet periodikisht | Koordinatori | |
Paraqitja e mendimeve në hartimin e p/akteve, etj. |
Neni 7/1/gj | p/akt ligjor dhe nënligjor
p/strategji |
Projekt/akte | Në faqen zyrtare të muzeut | Drejtuesi
Specialistët |
Mbajtja e dokumentacionit nga Muzeu Kombëtar “Gjethi” |
Neni 7/1/i | Tabelë | Pas miratimit të programit të transaprencës | Me kufizime të identitetit të ankuesit | Koordinatori |
Informacione që kërkohen shpesh |
Neni 7/1/k | Formulari i njoftimit
Formulari i transferimit ndërkombëtar
Vendime
Rekomandime
Urdhra
Vende vakante |
Pas miratimit nga titullari
Pas çdo krijimi të vendi vakant |
Përditësohet vazhdimisht | Titullari
Specialistët |
Informacione të tjera të dobishme |
Neni 7/1/l |
V.PUBLIKIMI
Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Muzeu Kombëtar“Gjethi”vendos në
dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit muzeugjethi.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i
Transparencës”.
VI.MONITORIMI
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale monitoron
zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e
autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së
informimit.
Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e
programeve institucionale të transparencës.