Prologu: Historia e shtëpisë
Shtëpia me Gjethe në fillim ka qenë shtëpi lindjeje. U ndërtua më 1931 si klinikë obstetrike, me nismën e mjekut të shquar Dr. Jani Basho dhe e drejtuar prej tij. Është e para e këtij lloji në Shqipëri dhe ky ka qenë funksioni i saj gjatë viteve viteve ‘30. Gjatë viteve të para të pasluftës, Shtëpia me Gjethe u përdor si qendër hetuesie, pra edhe si vend ku bëheshin tortura. Praktika e torturave, si dhe e formave të tjera të terrorit, është pranuar edhe nga propaganda zyrtare komuniste, por vetëm sikur ndodhën gjer në momentin e prishjes me Jugosllavinë (1948). [...]