Media 2017-08-12T05:38:21+00:00

Sektori i dytë: Mikrofonat e gjallë

Puna e përgjimit elektronik është e lidhur ngushtë me bashkëpunëtorët e Sigurimit, me “mikrofonat e gjallë”. Zakonisht, këta u paraprinin me informacion mikrofonave elektronikë dhe, në mjaft raste, kanë qenë bartës çimkash në biseda me kandidatë për t’u arrestuar. Një statistikë e paraqitur në një prej dhomave  të muzeut tregon për katër kategoritë e bashkëpunëtorëve, [...]

Sektori tretë: Ç’është armiku?

Përfytyrimi mbi armikun përcakton mënyrat e kontrollit dhe të represionit. Anasjelltas, këto mënyra ushqejnë dhe përforcojnë përfytyrimin mbi armikun. Rreth vicioz i dinamikës totalitare. Në dhomat e këtij sektori, vizitorët do të njihen me disa nga proceset gjyqësore më të bujshme të diktaturës komuniste shoqëruar me foto të realizuara gjatë seancave. Njëra nga [...]

Sektori katërt : Armiku i jashtëm

Përgjimi i shtetasve të huaj përbënte në thelb një zgjatim të kontrollit dhe represionit brenda vendit. Një veçori e diktaturës komuniste në Shqipëri ka qenë vetizolimi përherë e më i plotë nga bota, duke e shpallur Shqipërinë të vetmin vend socialist në botë, i cili gjendej nën rrethim dhe përbënte objektivin e të dy superfuqive [...]

Sektori i pestë: Intermexo

Nën regjimin komunist, jeta private ka qenë krejt e pambrojtur nga ndërhyrja e shtetit: ngaqë ideologjia kishte një karakter kolektivist dhe ngaqë partia-shtet ishte e gjithëfuqishme. Në raport me familjen, e vinte veten brenda saj dhe kishte rolin e patriarkut, që duhet të dinte gjithçka dhe mund të vendoste për gjithçka. Në këtë tablo, përgjimi [...]

Sektori i gjashtë: Jeta e përditshme nën vëzhgim

Vëzhgimi është përdorur ndaj të gjitha shtresave dhe kategorive shoqërore, sepse asnjëra prej tyre nuk ishte e garantuar nga përndjekja, me përparësi ndaj asaj shtrese apo kategorie që shihej si potencialisht e rrezikshme në një moment të dhënë. Një fjalë, një këngë, një takim i rastësishëm, fare mirë mund të quheshin veprimtari armiqësore. Vizitorët mund [...]

Sektori i shtatë: Zëra nga e kaluara

Janë zëra të kapur dekada më parë me përgjim elektronik. Por nuk mund të jenë objekt kureshtjeje. Vijnë nga terri, nga humnera. Pavarësisht prej fjalëve që thonë, janë zëra që ftojnë për një refleksion mbi të kaluarën. Në një nga dhomat tregohet modeli i zbardhjes së një përgjimi të kryer nga punonjësit e Sigurimit te [...]