Shkolla”Kristo Frashëri” pjesë e programit : “Kujtojmë për të mos harruar”

"Nëse nuk përkuleni, askush nuk do t'ju hipë dot mbi shpinë". Këtë mesazh të cituar nga Martin Luter King u përcolli Daut Gumeni, nxënësve të shkollës " Kristo Frashëri" në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve: "Shtëpia me Gjethe". Ishte 24 vjeç kur u arrestua "për agjitacion e propagandë" kundër Partisë dhe Pushtetit Popullor. 23 vjet të kaluara në burg, pas një gjyqi i cili është një ndër dëshmitë më rrënqethëse dhe më spektakolare të kurajos njerëzore përballë regjimit komunist. Daut Gumeni është shembull i gjallë i forcës morale të njeriut. Ai përçoi kurajon për të qenë vetvetja pavarësisht rrethanave dhe kushteve, [...]

2021-12-16T12:43:29+00:00

Shkolla “Kristo Frashëri” pjesë e punëtorisë “Mbresa”

Nxënësit e shkollës "Kristo Frashëri" morën pjesë në punëtorinë "Mbresa" në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve " Shtëpia me Gjethe". Nxënësit vizituan muzeun dhe u ftuan të shprehin përshtypjet e tyre në gjininë artistike që parapëlqejnë. Punëtoria "Mbresa" është një program edukativ dhe artistik javor i cili përfshin nxënësit e shkollave të mesme. Programi përmban një konkurs në këto gjini artistike: 1- arte pamore (pikturë, skulpturë, instalacion) 2- krijim letrar (ese, poezi etj), 3- muzikë (melodi, këngë), 4- risi teknologjike etj. Disa nga objektivat e këtij programi janë : përfshirja, angazhimi, nxitja e të rinjve për të marrë pjesë në aktivitete krijuese/edukuese, [...]

2021-12-16T12:32:05+00:00

Instituti Harry Fultz pjesë e programeve edukative

"Shumë faleminderit z. Prokuror. Ju jeni botuesi im i parë", - tha Daut Gumeni, në procesin gjyqësor kundra tij, më 1967, teksa pa se vjershat që kishte shkruar në fletore, ishin shtypur dhe ishin bërë pjesë e dosjes së tij hetimore. "24 vjet qe turp me vjen t'i shkruaj 24 vjet qe iken pa u ndjere 24 vjet me dhembe te shtrenguar 24 vjet asnje pranvere!" Ishte 24 vjeç kur u arrestua "për agjitacion e propagandë" kundër Partisë dhe Pushtetit Popullor. 23 vjet të kaluara në burg, pas një gjyqi i cili është një ndër dëshmitë më rrënqethëse dhe më [...]

2021-12-16T12:17:42+00:00

Shkolla “Konstandin Kristoforidhi” pjesë e programit edukativ “Kujtojmë për të mos harruar”

"Urrejtja më prish poezinë" kështu iu përgjigj Daut Gumeni një nxënëseje, e cila donte të dinte se çfarë mendonte për ata që e kishin dënuar pa të drejtë. 23 vjet të kaluara në burg, pas një gjyqi i cili është një ndër dëshmitë më rrënqethëse dhe më spektakolare të kurajos njerëzore përballë regjimit komunist. Mësues i matematikës dhe fizikës, poet, shkrimtar, publicist e përkthyes, Daut Gumeni është shembull i gjallë i forcës morale të njeriut. Ai përçoi kurajon për të qenë vetvetja pavarësisht rrethanave dhe kushteve, tek të rinjtë e shkollës Konstandin Kristoforidhi që morën pjesë në programin edukativ: "Kujtojmë [...]

2021-12-16T12:02:13+00:00

Promovimi i numrit të tretë të katalogut “Mbresa”

Në ambientet e Muzeut Kombëtar të Përgjimeve u promovua numri i tretë i katalogut "Mbresa". Katalogu përmban një përzgjedhje të punimeve të realizuara nga nxënësit e shkollave të mesme që morën pjesë në programin edukativ "Mbresa". Në këtë aktivitet morën pjesë nxënës e mësues të shkollës " Konstandin Kristoforidhi" të cilët më pas vizituan muzeun dhe shprehën dëshirën të bëhen pjesë e edicionit të ardhshëm. Projekti "Mbresa" është një program edukativ dhe artistik javor i cili përfshin nxënësit e shkollave të mesme. Programi përmban një konkurs në këto gjini artistike: 1- arte pamore (pikturë, skulpturë, instalacion) 2- krijim letrar (ese, [...]

2021-12-16T11:05:39+00:00

Marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën Komunitare “Tek Ura”

Drejtoresha e Muzeut Kombëtar të Përgjimeve: "Shtëpia me Gjethe", znj. Etleva Demollari, nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën Komunitare " Tek Ura" përfaqësuar nga znj. Anastasia Duprée. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është angazhimi i grupeve vulnerabël që trajton Qendra në projekte, aktivitete dhe vizita të cilat zhvillohen në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve: "Shtëpia me Gjethe".  

2021-12-16T10:49:32+00:00

Qendra e Bashkëpunimit Ballkanik LOJA, pjesë e programeve edukative

Programet edukative të Muzeut Kombëtar të Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe", tërheqin vëmendjen e shqiptarëve jashtë kufijve. Qendra e Bashkëpunimit Ballkanik LOJA në Maqedoninë e Veriut, kërkoi të bëhet sërish pjesë e aktivitetit të organizuar nga Muzeu Kombëtar i Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe" : "Kujtojmë për të mos harruar". Pas vizitës në muze, studentët e kësaj Qendre patën mundësi të bashkëbisedojnë me z. Daut Gumeni, i cili ka vuajtur mbi 23 vjet në burgjet komuniste. Daut Gumeni, mësues, poet, shkrimtar e publicist, një shembull i gjallë i forcës morale të njeriut, përçoi tek të rinjtë kurajon për të qenë vetvetja pavarësisht [...]

2021-05-31T09:27:17+00:00

Hapet thirrja për artikuj, për numrin e tretë të revistës muzeologjike: “Dritëhije”

Revista muzeologjike "Dritëhije" është një botim i përvitshëm i Muzeut Kombëtar të Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe" që ka si qëllim të nxisë njohjen dhe studimin e periudhës së komunizmit shqiptar duke publikuar dhe shpërndarë fakte mbi regjimin diktatorial. Në përmbushje të misionit të tij, Muzeu Kombëtar i Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe" hap thirrjen për studiues, historianë, muzeologë, ekspertë të fushës së trashëgimisë kulturore, studiues të periudhës së socializmit etj., për shkrimin e artikujve për numrin e tretë të revistës muzeologjike "Dritëhije". Artikujt rekomandohet të përfshijnë një nga tematikat e mëposhtme: -Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit, informacioni, problemet që lidhen me [...]

2021-05-31T09:15:33+00:00

“Kujtojmë për të mos harruar”

20 studentë të Qendrës së Bashkëpunimit Ballkanik LOJA në Maqedoninë e Veriut, morën pjesë në aktivitetin e organizuar nga Muzeu Kombëtar i Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe" : " Kujtojmë për të mos harruar". Daut Gumeni, mësues, poet, shkrimtar e publicist, një shembull i gjallë i forcës morale të njeriut, përçoi tek të rinjtë kurajon për të qenë vetvetja pavarësisht rrethanave dhe kushteve.  

2021-05-31T09:11:13+00:00