Muzeu Europian i Vitit 2020 – 2021

Të nderuar miq, Ceremonia e ndarjes së çmimeve: "Muzeu Europian i Vitit 2020 dhe 2021" do të zhvillohet on line, në datën 6 Maj, në orën 17:00. Muzeu Kombëtar i Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe" është nderuar me çmimin: "Muzeu i Këshillit të Europës 2020" në garën me 60 muze të tjerë. Ju ftojmë të na ndiqni të enjten, në lidhjen e mëposhtme:   https://youtu.be/ASMlQpUFLBY      

2021-05-06T13:26:59+00:00

Nxënësit e gjimnazit “Qemal Stafa” pjesë e programit edukativ: “Mbresa 2021”

Muaji shkurt, muaji i kujtesës. Nxënësit e gjimnazit "Qemal Stafa" u bënë pjesë e programit edukativ: "Mbresa 2021" të organizuar nga Muzeu Kombëtar i Përgjimeve: "Shtëpia me Gjethe". Projekti "Mbresa" është një program edukativ dhe artistik i cili përfshin nxënësit e shkollave të mesme. Programi përmban një konkurs në këto gjini artistike: 1- arte pamore (pikturë, skulpturë, instalacion) 2- krijim letrar (ese, poezi etj), 3- muzikë (melodi, këngë), 4- risi teknologjike etj. Disa nga objektivat e këtij programi janë : përfshirja, angazhimi, nxitja e të rinjve për të marrë pjesë në aktivitete krijuese/edukuese, njohja e tyre me regjimin komunist shqiptar [...]

2021-04-17T10:38:53+00:00

Shkolla “Ismail Qemali” pjesë e programit : “Kujtojmë për të mos harruar”

23 vjet të kaluara në burg, pas një gjyqi i cili është një ndër dëshmitë më rrënqethëse dhe më spektakolare të kurajos njerëzore përballë regjimit komunist. Daut Gumeni është shembull i gjallë i forcës morale të njeriut. Ai përçoi kurajon për të qenë vetvetja pavarësisht rrethanave dhe kushteve, tek të rinjtë e gjimnazit "Ismail Qemali" që morën pjesë në programin edukativ: "Kujtojmë për të mos harruar".

2021-04-17T10:32:13+00:00

Nxënësit e shkollës “Ismail Qemali”pjesë e programit edukativ: “Mbresa 2021”

Nxënësit e gjimnazit "Ismail Qemali" u bënë pjesë e programit edukativ: "Mbresa 2021" të organizuar nga Muzeu Kombëtar i Përgjimeve: "Shtëpia me Gjethe". Projekti "Mbresa" është një program edukativ dhe artistik i cili përfshin nxënësit e shkollave të mesme. Programi përmban një konkurs në këto gjini artistike: 1- arte pamore (pikturë, skulpturë, instalacion) 2- krijim letrar (ese, poezi etj), 3- muzikë (melodi, këngë), 4- risi teknologjike etj. Disa nga objektivat e këtij programi janë : përfshirja, angazhimi, nxitja e të rinjve për të marrë pjesë në aktivitete krijuese/edukuese, njohja e tyre me regjimin komunist shqiptar si dhe me veprimtarinë represive [...]

2021-04-17T10:23:56+00:00

Numri i gjelbër

Me çeljen e Sezonit Turistik 2018 dhe në kuadër të Programit të Transparencës, Ministria e Kulturës ka vendosur në dispozicion të publikut, një numër telefoni për denoncime, ankesa dhe vërejtje mbi rastet abuzive, korrupsionin apo parregullsitë në shërbim, në institucionet dhe qendrat e trashëgimisë kulturore ku ofrohet shërbim ndaj vizitorëve. Grafik i cili njofton qytetaret te denoncojne abuzuesit e detyres. Permbajtja: Denonconi me sms ne numrin e gjelber: +355 688748737. Denonconi: Rastet Abuzive, Korrupsionin, Parregullsite ne sherbime.  

2018-11-09T16:53:28+00:00

Finalizimi i projektit artistik “Mbresa”

Në kuadër të 1-vjetorit të çeljes së Muzeut Kombëtar "Gjethi", më datë 23 maj 2018, ora 18:00, ju ftojmë të bëheni pjesë e aktivitetit përmbyllës së projektit artistik "Mbresa". Në këtë event do të ekspozohen të gjitha punimet e nxënësve që shprehën mendimin dhe ndjenjat e tyre nëpërmjet artit duke patur si burim frymëzimi vizitën në "Shtëpinë me Gjethe". Punimet më të mira do të vlerësohen me çmime. Me pjesëmarrjen e veçantë të këngëtarit të mirënjohur Aleksandër Gjoka, programi i eventit parashikon një pasdite mbresëlënëse për të gjithë të pranishmit. Ky aktivitet mbështetet nga Ambasada e Zvicrës në Shqipëri. Ju [...]

2018-05-16T11:32:17+00:00

Vijon projekti “Kujtojmë për të mos harruar” me nxënës të shkollës “Fan Noli”

  Nxënësit e shkollës "Fan Noli" u bënë pjesë e projektit: "Kujtojmë për të mos harruar" i cili zhvillohet në kuadër të programit të lançuar nga Ministria e Kulturës, Edukimi përmes Kulturës dhe me mbështetjen e OSBE -së. Projekti ka si qëllim njohjen e brezave të rinj me të kaluarën e errët komuniste shqiptare si dhe ndërgjegjësimin e tyre rreth pasojave të komunizmit. Me anë të këtij projekti nxënësit pjesëmarrës patën mundësi jo vetëm të vizitojnë Muzeun Kombëtar "Gjethi" por edhe të bashkëbisedojnë me shkrimtaren Luljeta Lleshanaku, e cila ndau me të rinjtë historinë e persekutimit të familjes së saj.

2018-03-17T10:10:01+00:00

Trajnim pranë Muzeut Kombëtar “Gjethi”

Dje, Muzeu Kombëtar "Gjethi" në bashkëpunim me prezencën e OSBE- së zhvilloi një seminar me dëshmitarë të persekutimit komunist. Ky seminar, në kuadër të programeve edukative të muzeut ka për qëllim të trajnojë dëshmitarë të persekutimit komunist në Shqipëri mbi mënyrën se si të shoqërojnë nxënës e studentë gjatë vizitave në muzeun “Gjethi". Gjithashtu, ky trajnim shërben për të krijuar një format standard për programin "Kujtojmë për të mos harruar" mbi të cilin do zhvillohen vizitat e grupeve të të rinjve në këtë muze. Në përfundim të seminarit, pjesëmarrësve iu shpërndanë çerifikata.

2018-02-15T11:16:22+00:00