“Epika e yjeve të mëngjesit”

  Në kuadër projektit të Ministrisë së Kulturës, "Takohemi për një LIBËR", Muzeu Kombëtar "Gjethi" do të zhvillojë përgjatë muajit nëntor pesë aktivitete dedikuar letërsisë në prani të shkrimtarëve të shquar për të diskutuar rreth romaneve apo poezive të cilat trajtojnë periudhën e errët komuniste. Dje në orën 10:00 u mbajt aktviteti i parë  me pjesëmarrjen e shkrimtarit Rudi Erebara dhe e rreth 20 nxënësve të interesuar. Epiqendra e diskutimit letrar ishte romani i autorit Rudi Erebara, "Epika e yjeve të mëngjesit", fitues i Çmimit  Europian të Letërsisë  për vitin 2017. Romani  dedikuar piktorit  Edison Gjergo, i cili u dënua gjatë regjimit [...]

2017-11-03T11:58:12+00:00

Programi i ri edukativ “Kujtojmë për të mos harruar”

Nisi dje në Muzen Kombëtar  të Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe" programi i ri edukativ  "Kujtojmë për të mos harruar". Ky projekt i cili realizohet në kuadër të programit të lançuar nga Ministria e Kulturës, Edukimi përmes Kulturës, ka si qëllim njohjen e brezave të rinj me të kaluarën e errët komuniste shqiptare si dhe ndërgjegjësimin e tyre rreth pasojave të komunizmit. Projekti është parashikuar të zhvillohet gjatë gjithë vitit shkollor 2018, çdo të mërkurë e të premte duke përfshirë rreth 30 shkolla publike 9-vjeçare dhe të mesme të qytetit të Tiranës. Me anë të këtij projekti nxënësit pjesëmarrës do të [...]

2017-10-19T09:06:02+00:00

Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore në Muzeun Kombëtar “Gjethi”

Në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore dhe Ditëve Europiane të Trashëgimisë, Muzeu Kombëtar "Gjethi", zhvilloi me datë 29 shtator, aktivitetin: “Trashëgimia Komuniste dhe Shtëpia me Gjethe si vend i kujtesës”. Ky aktivitet u mbajt në orën 12:30 në një nga dhomat e muzeut. Aktiviteti pati trajtën e një diskutimi të lirë rreth çështjeve të mëposhtme: -Kush është qëllimi i hapjes së Muzeut Kombëtar "Gjethi" ? -Çfarë është trashëgimia komuniste? -Trashëgimia komuniste si pjesë e trashëgimisë kulturore. Të pranishëm ishin rreth 35 nxënës të shkollës së mesme "Sami Frashëri"dhe mësues të kësaj shkolle. Ata patën mundësi të diskutonin rreth temave të [...]

2017-10-03T16:49:09+00:00

Fjala e Kryeministrit Edi Rama në çeljen e Muzeut Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”:

Ky është një moment, në këndvështrimin tim shumë i rëndësishëm, i kurorëzimit të një pune aspak të lehtë për t’i dhënë jetë këtij Muzeu, në një vend ku historia e përcaktoi si pikën ku duhet të lindnin fëmijë nënat e reja dhe pastaj e transformoi në pikën ku lindte çdo ditë frika që rrezatonte shtëpia fantazmë e gjetheve. Ka shumë të thëna për raportin e të shkuarës me të ardhmen. Unë zgjodha një prej tyre, që thotë: “Lum ai që e di se çfarë duhet të kujtojë prej së kaluarës, çfarë duhet t’i gëzojë të tashmes dhe çfarë duhet të [...]

2017-08-15T22:14:59+00:00