Shkolla “Musine Kokalari”, bëhet pjesë e programit edukativ “Kujtojmë për të mos harruar”
Nxënësit e shkollës 9-vjeçare Shkolla 9-vjeçare "Musine Kokalari", u bënë pjesë e projektit: "Kujtojmë për të mos harruar" i cili zhvillohet me mbështetjen e OSBE -së, në kuadër të programit të lançuar nga Ministria e Kulturës, Edukimi mbi dhe përmes Kulturës. Projekti ka si qëllim njohjen e brezave të rinj me të kalua"rën e errët komuniste shqiptare si dhe ndërgjegjësimin e tyre rreth pasojave të komunizmit. Me anë të këtij projekti nxënësit pjesëmarrës patën mundësi jo vetëm të vizitojnë muzeun por edhe të bashkëbisedojnë me z. Serjan Alikaj mbi dhunimin e të drejtave të njeriut gjatë regjimit komunist.