Shkolla “Sadik Stavileci”, bëhet pjesë e programeve edukative
Jo vetëm nxënësit e shkollave në qendër të Tiranës por dhe ata që ndodhen në rrethinat e saj shfaqin interes për programet edukative të Muzeut Kombëtar "Gjethi". Nxënësit e shkollës "Sadik Stavileci", Yrshek, u bënë dje pjesë e projektit: "Kujtojmë për të mos harruar", i cili zhvillohet në kuadër të programit të lançuar nga Ministria e Kulturës, Edukimi përmes Kulturës dhe që ka si qëllim njohjen e brezave të rinj me të kaluarën e errët komuniste shqiptare si dhe ndërgjegjësimin e tyre rreth pasojave të komunizmit. Me anë të këtij projekti nxënësit pjesëmarrës patën mundësi jo vetëm të vizitojnë muzeun [...]