Ekspozita”Qëndresa”
Në kuadër të muajit të Kujtesës dhe me rastin e 30 vjetorit të 20 Shkurtit, Ditës së rrëzimit të shtatores së diktatorit Enver Hoxha, që simbolizon ngadhnjimin e qëndresës antikomuniste, Muzeu Kombëtar i Përgjimeve: "Shtëpia me Gjethe", çeli ekspozitën "Qëndresa". Në ceremoninë e çeljes ishte i ftuar z. Fatmir Merkoçi, një nga protagonistët e kësaj ngjarjeje i cili solli për të pranishmit emocionet e atyre ditëve të ndryshimeve të mëdha historike. Drejtoresha e muzeut, znj. Etleva Demollari në çeljen e ekspozitës, ndër të tjera tha: "Kanë kaluar plot 30 vite që nga dita kur mijëra qytetarë rrëzuan shtatoren e ish-diktatorit [...]