Shkolla “Musine Kokalari”, bëhet pjesë e programit edukativ “Kujtojmë për të mos harruar”

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare Shkolla 9-vjeçare "Musine Kokalari", u bënë pjesë e projektit: "Kujtojmë për të mos harruar" i cili zhvillohet me mbështetjen e OSBE -së, në kuadër të programit të lançuar nga Ministria e Kulturës, Edukimi mbi dhe përmes Kulturës. Projekti ka si qëllim njohjen e brezave të rinj me të kalua"rën e errët komuniste shqiptare si dhe ndërgjegjësimin e tyre rreth pasojave të komunizmit. Me anë të këtij projekti nxënësit pjesëmarrës patën mundësi jo vetëm të vizitojnë muzeun por edhe të bashkëbisedojnë me z. Serjan Alikaj mbi dhunimin e të drejtave të njeriut gjatë regjimit komunist.

2018-05-26T09:18:59+00:00

Finalizimi i projektit artistik “Mbresa”

Në kuadër të 1-vjetorit të çeljes së Muzeut Kombëtar "Gjethi", më datë 23 maj 2018, ora 18:00, ju ftojmë të bëheni pjesë e aktivitetit përmbyllës së projektit artistik "Mbresa". Në këtë event do të ekspozohen të gjitha punimet e nxënësve që shprehën mendimin dhe ndjenjat e tyre nëpërmjet artit duke patur si burim frymëzimi vizitën në "Shtëpinë me Gjethe". Punimet më të mira do të vlerësohen me çmime. Me pjesëmarrjen e veçantë të këngëtarit të mirënjohur Aleksandër Gjoka, programi i eventit parashikon një pasdite mbresëlënëse për të gjithë të pranishmit. Ky aktivitet mbështetet nga Ambasada e Zvicrës në Shqipëri. Ju [...]

2018-05-16T11:32:17+00:00

Vijon projekti “Kujtojmë për të mos harruar” me nxënës të shkollës “Fan Noli”

  Nxënësit e shkollës "Fan Noli" u bënë pjesë e projektit: "Kujtojmë për të mos harruar" i cili zhvillohet në kuadër të programit të lançuar nga Ministria e Kulturës, Edukimi përmes Kulturës dhe me mbështetjen e OSBE -së. Projekti ka si qëllim njohjen e brezave të rinj me të kaluarën e errët komuniste shqiptare si dhe ndërgjegjësimin e tyre rreth pasojave të komunizmit. Me anë të këtij projekti nxënësit pjesëmarrës patën mundësi jo vetëm të vizitojnë Muzeun Kombëtar "Gjethi" por edhe të bashkëbisedojnë me shkrimtaren Luljeta Lleshanaku, e cila ndau me të rinjtë historinë e persekutimit të familjes së saj.

2018-03-17T10:10:01+00:00