Shkolla 9-vjeçare 28 Nëntori bëhet pjesë e projektit “Kujtojmë për të mos harruar”
"Vij me dëshirë për t'u rrëfyer nxënësve sa herë më fton drejtoresha e Muzeut. Por nganjëherë them me vete: "pse t'i mërzis fëmijët me histori të trishta?". E megjithatë prapë e bind veten se duhet të vij e të rrëfej sepse ju duhet ta dini se çfarë ishte komunizmi..., se çfarë i ndodhi kombit tonë...Sepse diktaturat vijnë pa u kuptuar dhe ju duhet ta kuptoni që komunizmi ishte e keqja më e madhe që i ndodhi vendit tonë." Edhe nxënësit e Shkolla 9-vjeçare 28 Nëntori Laprakë u bënë pjesë e projektit: "Kujtojmë për të mos harruar" i cili zhvillohet me mbështetjen e OSBE [...]