“Letërsi e ndaluar: Musine Kokalari”
U zhvillua dje, pranë Muzeut Kombëtar të Përgjimeve "Shtëpia me gjethe", aktiviteti letrar në kuadër të fushatës kombëtare të leximit "Takohemi për një libër". Aktiviteti i titulluar "Letërsi e ndaluar: Musine Kokalari" u realizua në prani të rreth 30 nxënësve të shkollës së mesme "Petro Nini Luarasi" të shoqëruar nga mësuesja e tyre e letërsisë znj. Orjana Osmani. Në panel referuan znj. Persida Asllani, Drejtore e Bibliotekës Kombëtare, znj.Mimoza Hysa, Drejtore e Krijimtarisë të Fjalës dhe Përkthimit si dhe përkthyesja dhe gazetarja e kulturës znj. Alma Marku. Fillimisht u fol rreth jetës së Musine Kokalarit, për shkollimin e saj, për përfshirjen [...]