Shkolla “Ismail Qemali” pjesë e programit : “Kujtojmë për të mos harruar”

23 vjet të kaluara në burg, pas një gjyqi i cili është një ndër dëshmitë më rrënqethëse dhe më spektakolare të kurajos njerëzore përballë regjimit komunist. Daut Gumeni është shembull i gjallë i forcës morale të njeriut. Ai përçoi kurajon për të qenë vetvetja pavarësisht rrethanave dhe kushteve, tek të rinjtë e gjimnazit "Ismail Qemali" që morën pjesë në programin edukativ: "Kujtojmë për të mos harruar".

2021-04-17T10:32:13+00:00

Nxënësit e shkollës “Sabahudin Gabrani 2” në Muzeun Kombëtar “Gjethi”

Nxënësit e shkollës " Sabahudin Gabrani 2" u bënë sot pjesë e projektit: "Kujtojmë për të mos harruar" i cili zhvillohet në kuadër të programit të lançuar nga Ministria e Kulturës, Edukimi përmes Kulturës dhe me mbështetjen e OSBE -së. Projekti ka si qëllim njohjen e brezave të rinj me të kaluarën e errët komuniste shqiptare si dhe ndërgjegjësimin e tyre rreth pasojave të komunizmit. Me anë të këtij projekti nxënësit pjesëmarrës patën mundësi jo vetëm të vizitojnë muzeun por edhe të bashkëbisedojnë me z. Fabian Kati, i dënuar nga regjimit komunist për tentativë arratisje dhe agjitacion e propagandë me 5 [...]

2018-03-10T10:51:35+00:00