Vijon projekti “Kujtojmë për të mos harruar” me nxënës të shkollës “Fan Noli”

  Nxënësit e shkollës "Fan Noli" u bënë pjesë e projektit: "Kujtojmë për të mos harruar" i cili zhvillohet në kuadër të programit të lançuar nga Ministria e Kulturës, Edukimi përmes Kulturës dhe me mbështetjen e OSBE -së. Projekti ka si qëllim njohjen e brezave të rinj me të kaluarën e errët komuniste shqiptare si dhe ndërgjegjësimin e tyre rreth pasojave të komunizmit. Me anë të këtij projekti nxënësit pjesëmarrës patën mundësi jo vetëm të vizitojnë Muzeun Kombëtar "Gjethi" por edhe të bashkëbisedojnë me shkrimtaren Luljeta Lleshanaku, e cila ndau me të rinjtë historinë e persekutimit të familjes së saj.

2018-03-17T10:10:01+00:00

Rifillojnë programet edukative në Muzeun Kombëtar “Gjethi”

              Nxënësit e shkollës së mesme "Arben Broci" u bënë pjesë e projektit: "Kujtojmë për të mos harruar", në kuadër të programit të lançuar nga Ministria e Kulturës, Edukimi përmes Kulturës. Ky projekt ka si qëllim njohjen e brezave të rinj me të kaluarën e errët komuniste shqiptare si dhe ndërgjegjësimin e tyre rreth pasojave të komunizmit. I ftuar nga muzeu ishte z.Uran Kostreci, shkrimtar, poet dhe i dënuar politik gjatë regjimit komunist i cili foli për periudhën e regjimit komunist dhe vuajtjet e të burgosurve e të internuarve të asaj kohe. Me anë [...]

2018-01-20T11:50:39+00:00

Programi i ri edukativ “Kujtojmë për të mos harruar”

Nisi dje në Muzen Kombëtar  të Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe" programi i ri edukativ  "Kujtojmë për të mos harruar". Ky projekt i cili realizohet në kuadër të programit të lançuar nga Ministria e Kulturës, Edukimi përmes Kulturës, ka si qëllim njohjen e brezave të rinj me të kaluarën e errët komuniste shqiptare si dhe ndërgjegjësimin e tyre rreth pasojave të komunizmit. Projekti është parashikuar të zhvillohet gjatë gjithë vitit shkollor 2018, çdo të mërkurë e të premte duke përfshirë rreth 30 shkolla publike 9-vjeçare dhe të mesme të qytetit të Tiranës. Me anë të këtij projekti nxënësit pjesëmarrës do të [...]

2017-10-19T09:06:02+00:00