Vizita e nxënësve të shkollës së mesme “Rrëshen” në Muzeun Kombëtar “Gjethi”

Në datë 1 mars 2018, Muzeun Kombëtar "Gjethi" e vizituan gjimnazistë nga shkolla e mesme "Rrëshen" të shoqëruar nga drejtuesja e kësaj shkolle znj. Liljana Marku si dhe mësuesja e historisë znj.Valbona Reçi. Nxënësit u njohën me muzeun nëpërmjet guidës së tij dhe nuk ngurruan të drejtonin pyetje si dhe të tregonin informacionet që ato kishin për periudhën komuniste.

2018-04-06T10:30:35+00:00

Projekti “Mbresa” në Muzeun Kombëtar “Gjethi”

Në Muzeun Kombëtar "Gjethi", më 16 Janar rifilloi projekti "Mbresa" me nxënësit e shkollës së mesme "Sami Frashëri". Projekti "Mbresa" është një konkurs artistik i cili do të përfshijë nxënësit e shkollave të mesme. Konkursi do të zhvillohet në këto gjini artistike: 1- arte pamore (pikturë, skulpturë, instalacion ) 2- krijim letrar (ese, poezi etj), 3- muzikë (melodi, këngë), risi teknologjike etj. Disa nga objektivat e këtij konkursi janë : përfshirja, angazhimi, nxitja e të rinjve për të marrë pjesë në aktivitete krijuese/edukuese, njohja e tyre me regjimin komunist shqiptar si dhe njohja me veprimtarinë represive të Sigurimit të Shtetit, reflektimi [...]

2018-01-20T11:43:06+00:00