Marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën Komunitare “Tek Ura”

Drejtoresha e Muzeut Kombëtar të Përgjimeve: "Shtëpia me Gjethe", znj. Etleva Demollari, nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën Komunitare " Tek Ura" përfaqësuar nga znj. Anastasia Duprée. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është angazhimi i grupeve vulnerabël që trajton Qendra në projekte, aktivitete dhe vizita të cilat zhvillohen në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve: "Shtëpia me Gjethe".  

2021-12-16T10:49:32+00:00

Vizitë studimore online

Në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”  u zhvillua një vizitë studimore online, pjesë e zbatimit të projektit “MONET- Culture in Motion in Adriatic Networks of Museums” financuar në kuadër te programit Interreg IPA CBC Italy - Albania- Montenegro me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës. Ekspertët sollën një qasje të re se si teknologjite e reja dhe risitë ne fushën e marketimit te artit mund ta sjellin publikun me afer me muzeun. Në konferencën on line referuan: ● Imazhi i nje muzeu, Znj. Ilda Mara, Drejtoreshë e revistës “Art & Trashëgimi” ● Guide virtuale e Muzeut me Znj. Etleva [...]

2021-04-17T11:14:48+00:00

Nxënësit e shkollës “Ismail Qemali”pjesë e programit edukativ: “Mbresa 2021”

Nxënësit e gjimnazit "Ismail Qemali" u bënë pjesë e programit edukativ: "Mbresa 2021" të organizuar nga Muzeu Kombëtar i Përgjimeve: "Shtëpia me Gjethe". Projekti "Mbresa" është një program edukativ dhe artistik i cili përfshin nxënësit e shkollave të mesme. Programi përmban një konkurs në këto gjini artistike: 1- arte pamore (pikturë, skulpturë, instalacion) 2- krijim letrar (ese, poezi etj), 3- muzikë (melodi, këngë), 4- risi teknologjike etj. Disa nga objektivat e këtij programi janë : përfshirja, angazhimi, nxitja e të rinjve për të marrë pjesë në aktivitete krijuese/edukuese, njohja e tyre me regjimin komunist shqiptar si dhe me veprimtarinë represive [...]

2021-04-17T10:23:56+00:00