Nxënësit e shkollës “Avni Rustemi” pjesë e programit ” Kujto për të mos harruar”
Në kuadër të Muajit të Kujtesës, Muzeu Kombëtar i Përgjimeve "Shtëpia me Gjethe" organizoi veprimtarinë " Kujto për të mos harruar" me nxënësit e shkollës "Avni Rustemi". Daut Gumeni, mësues, poet, shkrimtar e publicist, është shembull i gjallë i forcës morale të njeriut. Ai përçoi tek të rinjtë kurajon për të qenë vetvetja pavarësisht rrethanave dhe kushteve.